Bota

"Ishte përgjigje ndaj armëve amerikane"/ Putin konfirmon sulmin rus në Ukrainë: Përdorëm raketa me rreze të mesme veprimi

 Po ashtu presidenti rus shprehet se sulmi ishte në përgjigje ndaj përdorimit të armëve të prodhuara në SHBA nga Kievi.

21 Nëntor 2024, 18:51 Nga E. D
"Ishte përgjigje ndaj armëve amerikane"/ Putin konfirmon
Vladimir Putin

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin e ka konfirmuar se se sulmi i mëngjesit të sotëm në qytetin qendror të Ukrainës, Dnipro, u krye me një raketë të re konvencionale me rreze të mesme veprimi. Putin gjithashtu tha se raketa ishte koduar me emrin Oreshnik. Po ashtu presidenti rus shprehet se sulmi ishte në përgjigje ndaj përdorimit të armëve të prodhuara në SHBA nga Kievi.

“Në përgjigje të përdorimit të armatimit me rreze të gjatë amerikane dhe britanike më 21 nëntor të këtij viti, forcat e armatosura ruse kryen një sulm të kombinuar në një nga objektet e kompleksit ushtarako-industrial të Ukrainës. Në kushte luftarake, u krye një provë e sistemeve më të fundit të raketave me rreze të mesme veprimi, në këtë rast, me një version hipersonik jo-bërthamor të një rakete balistike. Një nga komplekset industriale më të mëdha të njohura që nga epoka sovjetike është goditur në territorin e Ukrainës, në qytetin e Dnipropetrovsk. Ajo është ende duke prodhuar raketa dhe armatime të tjera,” tha Putin. 

vladimir putin

Sondazh

Poll