Bota

Zelensky: Rusia ka përdorur një lloj të re të raketës që ka karakteristikat e asaj balistike ndërkontinentale

Përmes një deklarate ai është shprehur se "sot, fqinji ynë i çmendur ka treguar edhe një herë se çfarë është në të vërtetë dhe se si e përbuz dinjitetin, lirinë dhe jetën njerëzore në përgjithësi".

21 Nëntor 2024, 16:03 Nga E. D
Zelensky: Rusia ka përdorur një lloj të re të raketës
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar sot se Rusia ka përdorur një lloj të ri të raketës në sulmin e sotëm mbi Ukrainën. Lideri ukrainas tha se raketa kishte origjinë nga Rusia dhe të gjitha karakteristikat, shpejtësinë, lartësinë gjatë fluturimit të një raketa balistike ndërkontinentale. Përmes një deklarate ai është shprehur se "sot, fqinji ynë i çmendur ka treguar edhe një herë se çfarë është në të vërtetë dhe se si e përbuz dinjitetin, lirinë dhe jetën njerëzore në përgjithësi".

“Sot, fqinji ynë i çmendur ka treguar edhe një herë se çfarë është në të vërtetë dhe se si e përbuz dinjitetin, lirinë dhe jetën njerëzore në përgjithësi. Ai ka aq frikë sa po përdor tashmë raketa të reja. Raketa ishte me origjinë ruse dhe se ka të gjitha karakteristikat, shpejtësinë, lartësinë, të një rakete balistike ndërkontinentale”, tha ai.

Ekspertët e hetimeve sipas Zelenskyyt, akoma janë duke hetuar dhe pritet të konfirmojnë llojin e raketës së përdorur gjatë këtij sulmi. Gjithçka filloi pasi forcat ajrore ukrainase njoftuan se Rusia ka shkrepur raketën ICBM në qytetin Dnipro, megjithatë zyrtarët perëndimorë sugjerojnë se ICBM-ja nuk është përdorur në këtë sulm. 

volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll