Bota

VIDEO/ Roja nuk e lejoi të futej në lokal me qenin, përleshje e ashpër në një qendër tregtare në Turqi

Ai i shpjegoi personit se qeni lejohet vetëm në një çantë transportuese. Burri u përgjigj se do të kishte qenin në krahë, por roja nuk e lejoj që të thyente rregullat. Kjo ka sjellë që të nisi një debat i cili përfundoi me një përleshje të ashpër me grushte dhe shkelma.

21 Nëntor 2024, 08:38 Nga N.F
VIDEO/ Roja nuk e lejoi të futej në lokal me qenin, përleshje e
Sherri


TURQI- Një përleshje e ashpër është regjistruar në një qendër tregtare në Bursa të Turqisë. Mësohet se sherri ka ndodhur pasi një burrë ka tentuar të hyjë në lokal me qenin e tij por ai u ndalua nga roja.

Ai i shpjegoi personit se qeni lejohet vetëm në një çantë transportuese. Burri u përgjigj se do të kishte qenin në krahë, por roja nuk e lejoj që të thyente rregullat. Kjo ka sjellë që të nisi një debat i cili përfundoi me një përleshje të ashpër me grushte dhe shkelma.

Sipas mediave turke, në një moment, roja e ka sulmuar burrin dhe e ka kafshuar. Pavarësisht skenës intensive, asnjëri nga dy personat nuk ka dashur të bëjë padi ndaj tjetrit dhe as të vazhdojë me ndonjë denoncim.

sherr ne turqi perleshje

Sondazh

Poll