20 Nëntor 2024, 11:37
Nga r.ll
joe biden
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka miratuar furnizimin e Ukrainës me mina kundër këmbësorisë, tha një zyrtar amerikan për Reuters.
Ky shihet si një hap që mund t’i ndihmojë Ukrainës ta ndalë përparimin e forcave ruse në lindje të vendit, posaçërisht nëse minat përdoren bashkë me municionet e tjera nga Shtetet e Bashkuara.
Shtetet e Bashkuara presin që Ukraina t’i përdorë minat në tokën e vet, edhe pse ka kërkuar që ato të mos përdoren në pjesët e banuara me civilë, tha zyrtari.
Washington Post raportoi i pari për vendimin e Bidenit. Shtetet e Bashkuara e kanë furnizuar Ukrainën me mina kundërtanke gjatë gjithë luftës së saj me Rusinë, por shtimi i minave kundër këmbësorisë ka për qëllim frenimin e përparimit të këmbësorisë ruse, theksoi zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti.
Minat amerikane dallojnë nga ato të Rusisë, sepse ato janë të “paqëndrueshme” dhe bëhen të padobishme pas një kohe, tha zyrtari. Atyre u nevojitet bateria për të shpërthyer dhe nuk mund të shpërthejë pasi t’u ketë mbaruar bateria.
Të martën, Ukraina i përdori raketat amerikane me rreze të gjatë, ATACMS, për të kryer sulme në tokën ruse, duke e shfrytëzuar lejen që administrata në largim e presidentit amerikan, Joe Biden, ia dha në ditën e 1.000-të të luftës.
Moska tha se përdorimi i ATACMS-ve, raketat më rrezen më të gjatë që Uashingtoni e ka furnizuar deri tani Ukrainën, është shenjë e qartë se Perëndimi dëshiron ta përshkallëzojë konfliktin.
Të martën, presidenti rus Vladimir Putin e uli pragun për përdorimin e armëve bërthamore si përgjigje ndaj një game më të gjerë të sulmeve konvencionale.
Rusia ka muaj që e paralajmëron Perëndimin se, nëse Uashingtoni e lejon Ukrainën të hedhë raketa amerikane, britanike dhe franceze thellë brenda Rusisë, atëherë Moska do t’i konsiderojë këto vende anëtare të NATO-s si të përfshira drejtpërdrejt në luftën në Ukrainë./REL
joe biden shba lufta ne ukraine
Bota
20 Nëntor 2024, 09:07
N.F
Linda McMahon dhe Trump
SHBA- Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump njoftoi të martën se kishte zgjedhur bashkëkryetaren e t...
Bota
20 Nëntor 2024, 08:25
N.F
Foto ilustruese
DET I KUQ- Rebelët Houthi të Jemenit dje morën përgjegjësinë për një sulm në një...
Bota
20 Nëntor 2024, 08:33
r.ll
Volodymyr Zelenskyy dhe ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius
UKRAINË- Është një software, që i dallon këta dronë...
Bota
20 Nëntor 2024, 08:09
N.F
Putin dhe Trump
RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin duket i hapur për negociata me Donald Trump në mënyrë që të arrihet nj&e...
Bota
20 Nëntor 2024, 07:59
r.ll
foto ilustruese
RUSI- Një linjë speciale telefonike e mbajtur e hapur për të zbutur krizat midis SHBA dhe Rusisë nuk po përdo...
Bota
20 Nëntor 2024, 07:49
N.F
Foto ilustruese
KINË- Një vajzë humbi jetën tragjikisht në një qendër tregtare në Kinë, pasi rr...
Bota
20 Nëntor 2024, 07:39
N.F
Foto ilustruese
BRUKSEL- Fundjavën e kaluar mund të zbulohej Sistemi i ri i Hyrje/Daljes në Bashkimin Evropian (EES). Ky sistem i ri në...
Bota
20 Nëntor 2024, 07:30
r.ll
amabasada e shba
UKRAINË- SHBA po mbyll përkohësisht ambasadën e saj në Kiev pasi është informuar specifikisht për ...
Bota
20 Nëntor 2024, 07:25
N.F
Nicolas Maduro
SHBA- Qeveria amerikane njohu të martën kandidatin e opozitës, Edmundo Gonzalez, si fitues të zgjedhjeve presidenciale ...
Bota
20 Nëntor 2024, 07:25
r.ll
howard lutnick
SHBA- Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka në plan të emërojë financierin e njohur n...