19 Nëntor 2024, 22:45
Nga E. D
Donald Trump
SHBA- Prokurorët në Nju Jork janë shprehur kundër çdo përpjekje për mbylljen e rastit ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump në çështjen penale që lidhet me falsifikimin e dokumenteve, por u treguan disi të hapur të martën për shtyrjen e dhënies së dënimit deri pas mandatit të tij të dytë.
Në dokumentat e depozituara të martën në gjykatë, prokuroria e Manhatanit tha se fitorja e Shtëpisë së Bardhë nga Trump nuk përbën arsye për të hequr dorë nga një çështje të gjykuar tashmë.
Por “duke patur parasysh nevojën për të balancuar interesat kushtetuese”, thanë prokurorët, “duhet të shqyrtohet” ngrirja e mundshme e çështjes deri pas mbarimit të mandatit të Trump.
Trump u gjend fajtor në muajin maj nën akuzat për falsifikimin e të dhënave të biznesit me qëllim fshehjen e një pagese për të heshtur një histori për marrëdhënie jashtëmartesore në një skemë për të ndikuar tek zgjedhjet e vitit 2016. Zoti Trump i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat.
Shpallja e dënimi ishte caktuar më 26 nëntor. Por pas fitores së zgjedhjeve presidenciale këtë muaj, avokatët e Trump i kërkuan gjykatësit Juan M. Merchan që të hedhë poshtë çështjen. Ata shkruan se çështja duhet të rrëzohet “për të lehtësuar tranzicionin e rregullt të pushtetit ekzekutiv dhe në interes të drejtësisë”. Gjykatësi u dha afat prokurorëve deri të martën për të shqyrtuar se si mund të veprohej me çështjen.
Prokurorët e Manhatanit thanë të martën se “janë të ndërgjegjshëm për kërkesat dhe detyrimet e presidencës” dhe e kuptojnë se kthimi i zotit Trump në Shtëpinë e Bardhë “do të ngrejë pikëpyetje ligjore të paprecedentë”. “Ne gjithashtu respektojmë thellësisht rolin thelbësor të jurisë në sistemin tonë kushtetues”, thanë ata.
Asnjë vendim nuk është marrë, ndërsa gjykatësi Merchan nuk ka thënë se kur do ta shpallë vendimin. Megjithatë, zëdhënësi i Trump dhe drejtori i ardhshëm i komunikimit i Shtëpisë së Bardhë, Steven Cheung, e cilësoi reagimin e prokurorëve të martën si “një fitore totale dhe përfundimtare për Presidentin Trump” në një rast që ai prej kohësh e ka cilësuar si “gjueti shtrigash”.
“Ekipi ligjor i Presidentit Trump po punon për rrëzimin e çështjes një herë e përgjithmonë”, tha Cheung në një deklaratë. Hedhja poshtë e çështjes do të eliminonte gjetjen fajtor të zotit Trump dhe mundësinë e dënimit me burg.
Gjykatësi Merchan gjithashtu mund të vendosë që ta shtyjë çështjen dhe të presë derisa një gjykatë federale e apelit të vendosë mbi përpjekjen paralele të zotit Trump për ta larguar çështjen nga një gjykatë shtetërore ose mund të zgjedhë alternativa të tjera.
Zoti Trump u gjet fajtor për 34 akuza në lidhje me falsifikimin e të dhënave të biznesit, me qëllim fshehjen e një pagese prej 130 mijë dollarësh për të fituar heshtjen e aktores së filmave pornografikë, Stormy Daniels, pak përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016. Trump ka thënë se nuk ka patur marrëdhënie intime me të dhe i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat./VOA
donald trump
Bota
19 Nëntor 2024, 22:40
E. D
Josep Borrell
BRUKSEL- Kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, akuzoi Rusinë të martën për lëshimin e kërcënimeve b&...
Bota
19 Nëntor 2024, 22:09
E. D
foto ilustruese
KROACI- Kroacia do t’i mbajë zgjedhjet presidenciale më 29 dhjetor, ka thënë kryeministri Andrej Pllenkoviç...
Bota
19 Nëntor 2024, 21:47
ZH.LL
Olaf Scholz
GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz po përballet me një presion në rritje për të lejuar ministrin popullor të...
Bota
19 Nëntor 2024, 21:46
E. D
Aleksandar Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se do të vizitojë Moskën n&e...
Bota
19 Nëntor 2024, 21:24
ZH.LL
Josep Borrell
BRUKSEL- Kryediplomati i Bashkimit Europian, Josep Borrell do të udhëtojë në Jordani, Qipro dhe Liban si pjesë ...
Bota
19 Nëntor 2024, 21:06
ZH.LL
protesta
BRITANI- Fermerët anglezë kanë protestuar këtë të martë kundër vendimit të fundit të qeveri...
Bota
19 Nëntor 2024, 19:56
ZH.LL
Andrej Plenkoviç
KROACIA- Kroacia do të mbajë zgjedhjet presidenciale më 29 dhjetor, tha të martën kryeministri Andrej Plen...
Bota
19 Nëntor 2024, 19:35
E. D
gruaja iraniane
IRAN- Asnjë akuzë nuk është ngritur kundër gruas iraniane e cila është zhveshur përgjatë nj&eu...
Bota
19 Nëntor 2024, 17:36
ZH.LL
Volodymyr Zelensky
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës Zelensky i kërkoi Evropës të "shtyjë më fort Rusinë" në nj&e...
Bota
19 Nëntor 2024, 17:15
ZH.LL
Presidenti Lula
BRAZIL- Policia në Brazil ka arrestuar pesë persona të dyshuar se planifikonin të vrisnin Luiz Inácio Lula da Si...