Politike

"Ka gjithmonë vend për të bërë më mirë"! Debatet për buxhetin 2025, Niko Peleshi: Retorika e opozitës pa ngjyrë, pa vizion dhe pa përmbajtje

Ministri tha se retorika e opozitës e cila kundërshton buxhetin është pa ngjyra, pa vizion dhe pa përmbajtje.

19 Nëntor 2024, 20:07 Nga E. D
"Ka gjithmonë vend për të bërë më
Niko Peleshi

TIRANË- Ministri Niko Peleshi foli sot në Kuvend për debatet që po bëhen lidhur me buxhetin 2025, që pritet të miratohet sot në Kuvend. Ministri tha se retorika e opozitës e cila kundërshton buxhetin është pa ngjyra, pa vizion dhe pa përmbajtje. Gjithashtu ai pranoi se gjithmonë ka vend për me mirë, por sipas tij mohimi i treguesve buxhetor dhe ekonomik edhe kur ata janë të certifikuar nga institucione ndërkombëtare, nuk është opozitë. Më tej Peleshi tha se ka dëgjuar vetëm një deputetë të opozitës i cili ofroi idenë e vetë për skemën e pensioneve, e cila duhet marrë në konsideratë. 

"Ne jemi të vetëdijshëm që opozita nuk është këtu për të mbështetur buxhetin, por nxirja e gjithçkaje, mohimi i treguesve buxhetor dhe ekonomik edhe kur janë të certifikuar nga institucione ndërkombëtare me të cilat punojmë nuk është opozitë. Ka gjithmonë vend për të bërë më mirë , ndaj dhe opozita e ka shumë të gjerë fushën e alternativave të saj. Unë dëgjova vetëm 1 deputetë të opozitës sot i cili ofroi idenë e vetë për skemën e pensioneve, e cila për mua duhet marrë në konsideratë. 

Pjesa tjetër ishte nihilizëm politik. Ky nihilizëm e bëri retoriken e opozitës pa ngjyrë pa vizion pa përmbajtje. Dëgjova të thonë se buxheti nuk ka narrativë nuk ka vizion. Por vizioni në këtë buxhet është i qartë.Më lejoni të përulem me shumë respekt para fjalimit më të bukur dhe të saktë sot, që ishte fjalimi i zonjës Bozo mbi kërkimin shkencor dhe rolin e shkencës në ekonomi. Nxitja e inovacionit kemi një ligj, kemi shpërndarë 3 milionë euro për 100 start up në vendin tonë," tha Peleshi. 

niko peleshi

Sondazh

Poll