19 Nëntor 2024, 14:13
Nga r.ll
Radmilla Shekerinska
SHBA- Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake.
NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme.
“Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte.
Shekerinska do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti.
Ajo ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020.
Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mircea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.
Disa zyrtarë të NATO-s, të cilët folën me kusht që të mbeteshin anonimë, thanë për Radion Evropa e Lirë se ekzistonte një dëshirë e fortë që këtë pozitë ta merrte dikush nga Evropa Qendrore dhe Lindore dhe ajo t’i takonte një gruaje.
Ndër kandidatët e tjerë ishin ish-ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Maria Gabriel, ish-presidentja e Kroacisë, Kollinda Grabar-Kitaroviq, dhe Olivera Injac, e cila ishte ministre e Mbrojtjes në Malin e Zi nga viti 2020 deri në vitin 2022.
Shekerinska do të jetë zyrtarja më e lartë e NATO-s nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, jashtë Bashkimit Evropian. Aktualisht, ajo është nënkryetare e Partisë së Socialistëve Evropianë.
Roli kryesor i zëvendësit të sekretarit të Përgjithshëm është ta zëvendësojë kreun dhe t’i kryesojë takimet e 32 ambasadorëve në Këshillin Veri-Atlantik dy herë në javë, ose në çdo takim urgjent, përfshirë edhe Këshillin NATO-Ukrainë./REL
radmilla shekerinska nato
Bota
19 Nëntor 2024, 14:04
r.ll
vladimir putin
RUSI- Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka miratuar ndryshime në doktrinën bërthamore të Rusisë, duke vendosu...
Bota
19 Nëntor 2024, 13:42
r.ll
foto ilustruese
RUSI- Ministria ruse e mbrojtjes thotë se Ukraina ka goditur Rusinë me raketa ATACMS të furnizuara nga SHBA, raportojnë...
Bota
19 Nëntor 2024, 09:25
r.ll
josep borrell
BRUKSEL- Në konferencë për shtyp pas takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së Josep Borrell shprehu ...
Bota
19 Nëntor 2024, 08:57
N.F
Foto ilustruese
UKRAINË- Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës ka pasoja mbarëbotërore. Me më shumë se 10 milionë të d&...
Bota
19 Nëntor 2024, 08:41
N.F
Foto ilustruese
UKRAINË- Kompania energjetike e Austrisë, OMV, u informua nga prodhuesi rus i gazit, Gazprom, se ai do t’i ndalojë d&e...
Bota
19 Nëntor 2024, 08:12
N.F
Takimi
SHBA- Ndërsa kanë mbetur vetëm dy muaj nga përfundimi i mandatit të Presidentit Joe Biden, Shtetet e Bashkuara po rrisin mb...
Bota
19 Nëntor 2024, 07:24
N.F
Aslan Bzhania
GJEORGJI- Aslan Bzhania, udhëheqësi i rajonit separatist të Abkhazias të mbështetur nga Rusia në Gjeorgji, ka d...
Bota
18 Nëntor 2024, 22:56
E. D
SHBA- Shtetet e Bashkuara thanë të hënën se është Rusia ajo që po përshkallëzon konfliktin në Ukrainë d...
Bota
18 Nëntor 2024, 22:38
ZH.LL
rrezja e veprimit
KIEV- Vendimi i Shteteve të Bashkuara për të autorizuar sulmet me rreze të gjatë veprimi mund ta ndihmojë U...
Bota
18 Nëntor 2024, 22:21
E. D
foto ilustruese
IZRAEL- Një sulm ajror izraelit goditi të hënën vonë një zonë me popullsi të dendur në kryeqyt...