Bota

Moska: Ukraina ka sulmuar Rusinë duke përdorur raketat amerikane me rreze të gjatë veprimi

Raketat nuk shkaktuan viktima apo dëme.

19 Nëntor 2024, 13:42 Nga r.ll
Moska: Ukraina ka sulmuar Rusinë duke përdorur raketat amerikane me
foto ilustruese

RUSI- Ministria ruse e mbrojtjes thotë se Ukraina ka goditur Rusinë me raketa ATACMS të furnizuara nga SHBA, raportojnë mediat shtetërore ruse. RIA Novosti citoi ministrinë të thoshte se trupat ukrainase lëshuan gjashtë raketa ATACMS natën në një objektiv në rajonin Bryansk. Raketat nuk shkaktuan viktima apo dëme, shkruan Sky news.

Kjo vjen pasi Kremlini paralajmëroi më herët sot se përdorimi i raketave të furnizuara nga Perëndimi kundër Rusisë nga ana e Ukrainës mund të shkaktojë një përgjigje bërthamore sipas doktrinës së re të miratuar nga Vladimir Putin këtë mëngjes.

Çfarë shkruajnë mediat ukrainase 

Sulmi, sipas rrjetit ukrainas RBC Ukraine, kishte për qëllim një qendër logjistike të ushtrisë ruse dhe sulmi ishte plotësisht i suksesshëm. Megjithatë, vihet re se sulmi u zhvillua disa orë përpara se Vladimir Putin të nënshkruante një dekret që lejonte përdorimin e armëve bërthamore në rast se Ukraina përdor raketa balistike.

Qyteti i Karaçevit, sipas mediave ukrainase, ndodhet 130 km larg kufirit të Ukrainës me Rusinë. Sipas kreut të qendrës së kundërzbulimit të Ukrainës, magazinat e shënjestruar përmbanin predha artilerie, duke përfshirë mortaja nga Koreja e Veriut.

Objektet në fjalë ishin gjithashtu objektivi i një sulmi ukrainas në tetor, por në atë kohë u përdorën dronët, ku Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës raportoi në atë kohë se sulme të tilla krijojnë probleme furnizimi për armikun dhe zvogëlojnë aftësitë e tij sulmuese.

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll