Bota

Takimi me Trump në Shtëpinë e Bardhë, Biden: Ekipi im është i përkushtuar të bëjë gjithçka që administrata e tij të ketë atë që u nevojitet

Presidenti amerikan priti liderin e ardhshëm në Shtëpinë e Bardhë për dy orë sot, ku thuhet se diskutuan një sërë temash, duke përfshirë Lindjen e Mesme dhe luftën në Ukrainë. 

13 Nëntor 2024, 21:13 Nga r.ll
Takimi me Trump në Shtëpinë e Bardhë, Biden: Ekipi im
pamje nga takimi

SHBA- Presidenti Joe Biden ka reaguar pas takimit të zhvilloi sot në Shtëpinë e Bardhë me pasardhësin e tij në pushtet, Donald Trump. 

Në një postim në "X" ai ka thënë se mezi pret të udhëheqë një transferim paqësor të pushtetit. Presidenti amerikan priti liderin e ardhshëm në Shtëpinë e Bardhë për dy orë sot, ku thuhet se diskutuan një sërë temash, duke përfshirë Lindjen e Mesme dhe luftën në Ukrainë. Biden tha se ekipi i tij është i përkushtuar të bëjë gjithçka për t'u siguruar që administrata e Trump të ketë atë që u nevojitet. 

"Sot u takova me Presidentin e zgjedhur Trump në Zyrën Ovale. Mezi pres të udhëheq një tranzicion të qetë dhe transferim paqësor të pushtetit. Siç i thashë Presidentit të zgjedhur, ekipi im është i përkushtuar të bëjë gjithçka që mundemi për të siguruar që administrata e ardhshme të ketë atë që i nevojitet.", shkruan Biden. 

joe biden donald trump

Sondazh

Poll