Rreth 50% e qytetarëve: Asnjë parti nuk ofron zgjidhje për problemet në vend
Të dhënat TIRANË- Gjatë periudhës 22 shtator- 02 tetor 2024 Datacentrum dhe Barometri, Euronews Albania ka pyetur ballë p&eum...
E vetme dhe pa asnjë mbështetje, Marta nuk ka para’ as të divorcohet, pasi bashkëshorti nuk pranon. Pra, as të divorcohesh nuk është e lehtë.
TIRANË- Shfrytëzimi i grave të divorcuara në punë, duke përfituar nga nevojat e tyre ekonomike nuk është një gjë e re.
‘Është shumë e vështirë por jo e pamundur për tua dalw. Vitin e parë e merrja bukën e bëja me vaj ulliri dhe rigon që të dukej se kishte diçka brenda. Kam punuar edhe tre punë për t’ia dalë, të paktën 13 orë në ditë’ u shpreh Rovena, grua e dhunuar.
‘Detyrohen shpeshherë të pranojnë kushte edhe antiligjore pune, për hir të së vërtetës shumë shpesh. Janë këto raste që pësojnë mbi kurriz problematikat e tregut të punës’ u shpreh Ines Xhelili, aktiviste.
E vetme dhe pa asnjë mbështetje, Marta nuk ka para’ as të divorcohet, pasi bashkëshorti nuk pranon. Pra, as të divorcohesh nuk është e lehtë.
Organizatat e shoqërisë civile që ofrojnë ndihmë ligjore falas, rrëfejnë se gjykatat janë larguar shumë dhe një divorc mund të zgjasë deri në tre vite. Po ashtu vonesa ka edhe në zbardhjen e urdhrave të mbrojtjes, duke rënduar situatën e gruas. Duhet thënë se shtimi i divorceve tregon krizë të shoqërisë, por, kur gruaja është peng i dhunës, atëherë divorci kthehet në zgjidhje për të e fëmijët e rritur me trauma.
‘Procedurat dhe procesi zgjasin, nga 6- muaj deri në 3 vite, është shumë për një grua jo vetëm të dhunuar’ u shpreh më tej Ines Xhelili, aktiviste.
‘Kemi një anulim të seancave në moment të fundit që për një grua është kosto në të gjitha drejtimet, kemi vonesa në zbardhjen e vendimeve megjithëse ka një urdhëresë për zbardhjen e vendimeve brenda 24 orëve të urdhrave të mbrojtjes, por ka raste më shumë se dy javë kohë për tu zbardhur. Vendimet zbardhen në mënyrë konfuze që është e vështirë ti kuptojmë edhe ne profesionistët, ku në një pjesë të parë është një argumentim që bie në kundërshtim me vendimet e tjera’ u shpreh Marsela Allmuça, Qendra ‘Edlira Haxhiymeri’
Në vitin 2006 Shqipëria ka miratuar ligjin për dhunën në familje që parashikon një shportë shërbimesh falas për gratë viktima të dhunës. Po ashtu një numër shumë i madh institucionesh në nivel qendror dhe lokal bëjnë pjesë në mekanizmin e referimit të dhunës që ka për detyrë tu gjendet pranë këtyre viktimave.
Urdhri i mbrojtjes është i domosdoshëm për tu strehuar në qendrat publike, por pjesa dërrmuese e shërbimit të këshillimit dhe strehimit ofrohet nga organizata joqeveritare.
Por rasti i Martës tregon se mekanizmi i referimit të dhunës dhe të gjitha strukturat e ngritura për të ndihmuar viktimat e dhunës kanë dështuar.
Ajo duhet të kishte përfituar avokat falas, strehim falas, procedura tëlehtësuara për shkollimin e fëmijëve, një shportë ushqimesh falas dhe duhet të ishte përfshirë në skemën e mbështetjes.
‘Këtu nuk funksionon asgjë. Përtej ligjeve që ne i kemi të shkëlqyera, ligjet nuk punojnë në sinkron’ u shpreh Sevim Arbana, qendra “Në dobi të gruas”./Top Channel
Të dhënat TIRANË- Gjatë periudhës 22 shtator- 02 tetor 2024 Datacentrum dhe Barometri, Euronews Albania ka pyetur ballë p&eum...
fotot ilustruese TIRANË- Që nga vitit 2006, kur u miratua ligji për parandalimin e dhunës në familje, mbi 33 mijë gra jan&eum...
Të dhënat TIRANË- Gjatë periudhës 22 shtator- 02 tetor 2024 Datacentrum dhe Barometri – Euronews Albania ka pyetur ballë...
foto ilustruese TIRANË- Në Tiranë pranohet gjerësisht nëpër biseda të ndryshme, se gëlon prostitucioni edhe pse nuk...
Të dhënat TIRANË- Gjatë periudhës 22 shtator- 02 tetor 2024, Datacentrum dhe Barometri, Euronews Albania ka pyetur ballë p&eu...
fotot ilustruese TIRANË- Sikur ta dinte se në ç’rrugë do i shkonte drejtimi i jetës s’do kish dashur të ish lin...
foto ilustruese FIER- Në Fiks Fare u ankua vajza e një të moshuare që prej 7 vitesh jeton në azilin e pleqve Fier, por që pre...
Shenjat e plumbave SHKODËR- Mësuesja Mimoza Rexhvelaj për mes një postimi në llogarinë e saj në "Facebook" ka pub...
pamje nga vendngjarja KLINË- Është konfirmuar edhe vrasja e personit të dytë nga të shtënat me armë zjarr...
Lokali ne Kline KOSOVË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Klinë të Kosovë. Më...