Bota

Pas fitores bindëse në zgjedhjet presidenciale/ Trump: Nuk do të rikandidoj, përveç nëse ndryshon diçka

Donald Trump është takuar në Uashington me zyrtarë të lartë të partisë republikane pas fitores në zgjedhjet presidenciale amerikane.

13 Nëntor 2024, 17:27 Nga E. D
Pas fitores bindëse në zgjedhjet presidenciale/ Trump: Nuk do të
Donald Trump

SHBA- Duke folur në përfundim të takimit të republikanëve, Donald Trump iu referua sugjerimeve se ai mund të përpiqet të kandidojë sërish, pavarësisht kufizimit me dy mandate që ekziston për presidentët.

“Dyshoj se do të kandidoj përsëri, përveç nëse thoni, ai është aq i mirë, duhet të ndryshojmë diçka", tha ai.

Komentet u pritën me të qeshura gjersa shtoi se “njerëzit që po largohen tani në fund të sallës do të shkruajnë se unë thashë kështu”. Ai gjithashtu foli për krenarinë që ndjen për fitoren me një diferencë kaq të madhe.

“Është mirë të fitosh. Gjithmonë është mirë të fitosh”, tha 78-vjeçari.

Donald Trump është takuar në Uashington me zyrtarë të lartë të partisë republikane pas fitores në zgjedhjet presidenciale amerikane. Ai e nis fjalimin duke vlerësuar përpjekjet e ekipit gjersa ka lavdëruar vetveten dhe republikanët për rezultatin zgjedhor.

“Ne fituam [votimin popullor], gjë që është e mrekullueshme sepse republikanët nuk supozohet se do të fitojnë shumicën”, tha 78-vjeçari.

Presidenti i zgjedhur amerikan feston triumfin në shtatë shtete të ashtuquajtura “të pavendosura”. 

“Nuk mund të ishte më mirë. Ne fituam një shumicë të madhe, gjë që është e mrekullueshme sepse republikanët nuk supozohet se do të fitojnë shumicën”, thotë ai.

Partia republikane ka siguruar presidencën, Senatin dhe është në prag të sigurimit të Dhomës së Përfaqësuesve.

donald trump

Sondazh

Poll