Bota

The Guardian ‘bojkoton’ platformën e Musk: Nuk do postojmë më në rrjetin social X

Në një njoftim për lexuesit, prestigjiozja britanike tha se në platformën e quajtur më parë Twitter, shpesh ka përmbajtje shqetësuese.

13 Nëntor 2024, 16:18 Nga E. D
The Guardian ‘bojkoton’ platformën e Musk: Nuk do postojmë
foto ilustruese

BRITANI- The Guardian ka njoftuar se nuk do të postojë më përmbajtje në platformën e mediave sociale të Elon Musk, X, nga llogaritë e saj zyrtare. Në një njoftim për lexuesit, prestigjiozja britanike tha se në platformën e quajtur më parë Twitter, shpesh ka përmbajtje shqetësuese.

“Ne donim t’u bëjmë të ditur lexuesve se nuk do të postojmë më në asnjë llogari zyrtare editoriale të Guardian në faqen e mediave sociale X ,” tha Guardian.

The Guardian ka më shumë se 80 llogari në X me rreth 27 milionë ndjekës. The Guardian tha se përmbajtja në platformë për të cilën kishte shqetësime tpërfshinte teori konspirative të ekstremit të djathtë dhe racizëm. 

"Kjo është diçka që ne kemi marrë në konsideratë për një kohë duke pasur parasysh përmbajtjen shpesh shqetësuese të promovuar ose gjetur në platformë, duke përfshirë teoritë e konspiracionit të ekstremit të djathtë dhe racizmin ," thuhet në njoftim.

the guardian elon musk

Sondazh

Poll