Bota

VIDEO/ Kryeministrin e Japonisë e zë gjumi gjatë seancës në Parlament, kritika të shumta ndaj Shigeru Ishiba-s

Pamjet treguan se Ishiba mbylli sytë për një kohë të shkurtër gjatë seancës plenare të Dhomës së Përfaqësuesve ndërsa votat po numëroheshin, duke nxitur komentet në mediat sociale për të kritikuar përgjumjen e tij të dukshme.

13 Nëntor 2024, 15:18 Nga N.F
VIDEO/ Kryeministrin e Japonisë e zë gjumi gjatë seancës
Kryeministri i Japonisë

JAPONI- Kryeministri i Japonisë dhe kryetari i Partisë Liberale Demokratike, Shigeru Ishiba u pa duke fjetur në parlament të hënën. Pamjet treguan se Ishiba mbylli sytë për një kohë të shkurtër gjatë seancës plenare të Dhomës së Përfaqësuesve ndërsa votat po numëroheshin, duke nxitur komentet në mediat sociale për të kritikuar përgjumjen e tij të dukshme.

Të hënën, zëdhënësi i qeverisë mbajti një konferencë për shtyp për t'iu përgjigjur pyetjeve rreth shëndetit të kryeministrit.

"Kryeministri ka qenë jashtëzakonisht i zënë duke punuar deri në orët e vona të natës dhe unë e kuptoj se ai u ftoh sot dhe po merrte ilaçe të ftohjes," tha Yoshimasa Hayashi, kryesekretari i kabinetit. Ai tha se përveç të ftohtit, nuk ka probleme me shëndetin.


Disa ligjvënës, duke përfshirë një anëtar të opozitës, kritikuan sjelljen e kryeministrit, duke shtuar se ai tregoi mungesë interesi.

"Nëse ai ishte vërtet duke fjetur, kjo tregon një mungesë të fortë interesi," u citua të thoshte ligjvënësi i paidentifikuar nga Kyodo News.

Në videon virale, Hayashi shihet duke e parë me shqetësim kryeministrin gjatë takimit të së hënës. Në një votim parlamentar të ndjekur nga afër të hënën, Shigeru u konfirmua si kryeministër, duke kapërcyer me sukses një nga sfidat fillestare për qeverinë e tij të re. Kjo erdhi pasi LDP-ja dhe partneri i tij i koalicionit Komeito nuk arritën të siguronin një shumicë në zgjedhjet e fundit të dhomës së ulët.

kryeministri i japonisë shigeru ishiba

Sondazh

Poll