Bota

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Nuk do të ketë armëpushim në Liban derisa të arrihen objektivat e luftës

Në X, Katz thotë se veprimet sulmuese të Izraelit "duhet të vazhdojnë të dobësojnë aftësitë e Hezbollahut dhe të arrijnë frytet e fitores".

12 Nëntor 2024, 09:44 Nga ZH.LL
Ministri izraelit i Mbrojtjes: Nuk do të ketë armëpushim në
Minsitri izraelit i Mbrojtjes

IZRAEL- Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz ka theksuar se Izraeli do të vazhdojë të godasë Hezbollahun me forcë të plotë dhe se nuk do të ketë armëpushim. Katz thotë se “nuk do të ketë armëpushim dhe pauzullim të luftimeve në Liban” derisa të përmbushen objektivat e luftës.

Në X, Katz tha se veprimet sulmuese të Izraelit "duhet të vazhdojnë të dobësojnë aftësitë e Hezbollahut dhe të arrijnë frytet e fitores".

“Ne do të vazhdojmë të godasim Hezbollahun me forcë të plotë derisa të arrihen objektivat e luftës. Izraeli nuk do të pajtohet me asnjë marrëveshje që nuk garanton të drejtën e tij për të zbatuar dhe parandaluar terrorizmin në mënyrë të pavarur, duke siguruar që qëllimet e luftës në Liban të përmbushen, duke përfshirë çarmatosjen e Hezbollahut, shtyrjen e tyre përtej lumit Litani dhe lejimin e banorëve të veriut të kthehen në shtëpitë e tyre të sigurt.”

izrael liban hezbollah

Sondazh

Poll