Bota

"2 kanë qenë sfidat, të ndryshojmë ligjin dhe ndërkombëtaret", Abazoviç: Duhet të tregojmë rezultate! Mali i zi ende nuk është pastruar, kemi ende shumë policë të lidhur me krimin

Ai shtoi se duhet mbështetur gjithë aktiviteti i SPAKdhe se qeveria nuk duhet të ndërhyjë në çështje, vetëm të bëjë të mundur që të ketë personel të mirë, kushte të mira dhe bashkëpunim me policinë.

11 Nëntor 2024, 22:51 Nga N.F
"2 kanë qenë sfidat, të ndryshojmë ligjin dhe
Dritan Abazoviç

TIRANË- Ish-kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç tha 2 kanë qenë sfidat në Mal të Zi, të ndryshojmë ligjin, dhe ndërkombëtaret ndërsa shtoi se nuk kanë pasur mirëkuptim për veprimet që kanë bërë në qeveri. Në një intervistë për emisionin "Now" në Euronews Albania, Abazoviç tha sek anë filluar të arrestohen njerëz të jetës politike, njerëz që kanë qenë në krye të gjykatave. Ai shtoi se aktualisht ndodhet në burg kryetari i prokurorisë speciale, dhe kjo për 2 vjet ka arritur të ndërrojë komplet situatën në vend. 

Ai shtoi se duhet mbështetur gjithë aktiviteti i SPAKdhe se qeveria nuk duhet të ndërhyjë në çështje, vetëm të bëjë të mundur që të ketë personel të mirë, kushte të mira dhe bashkëpunim me policinë.  Sipas tij pastrimi i vendit nga krimi i organizuar dhe politikanët e korruptuar shpesh të lidhur me krimin është një proces që duhet t’i shkohet në fund nëse vendi kërkon të hyjë në BE.


“Mendoj se kjo që po bën SPAK është shumë  e dobishme për shtetin e Shqipërisë. 2 kanë qenë sfidat në Mal të Zi, të ndryshojmë ligjin, dhe ndërkombëtaret nuk kanë pasur mirëkuptim për veprimet që kemin bërë në qeveri. Ideja jonë ka qenë të shpërngulen njerëz që janë ndenjur për një kohë të gjatë në institucione duke bashkëpunuar me grupe kriminale.

Kanë filluar të arrestohen njerëz të jetës politike, njerëz që kanë qenë në krye të gjykatave, kemi në burg aktualisht kryetarin e prokurorisë speciale, dhe kjo për 2 vjet ka arritur të ndërrojë komplet situatën. Nëse duam të shkojmë në BE duhet të tregojmë rezultate. Unë mendoj se duhet mbështetur gjithë aktiviteti i SPAK, qeveria nuk duhet të ndërhyjë në çështje, vetëm të bëjë të mundur që të ketë personel të mirë, kushte të mira dhe bashkëpunim me policinë. Mali i zi ende nuk është pastruar, kemi ende shumë policisë të lidhur me krimin por ky aktivitet duhet të niset. Edhe ju jeni nisur në këtë drejtim dhe ndoshta e mbyllni më shpejt se ne”, tha Abazoviç.

dritan abazoviç mal i zi

Sondazh

Poll