Sport

Dënohet me 3 vjet burg presidenti i klubit turk që rrahu arbitrin!

Gjykata vendosi dënim me burg tre vjet e shtatë muaj për dëmtim të qëllimshëm, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu.

11 Nëntor 2024, 16:54 Nga DOSJA
Dënohet me 3 vjet burg presidenti i klubit turk që rrahu arbitrin!

TURQI - Presidenti i klubit turk të Ankaragucu, Faruk Koca, paguan shtrenjtë gjestin e shëmtuar të bërë gati një vit më parë kur dhunoi arbitrin e ndeshjes me Caykur Rizespor (1-1).

Koca goditi me grusht në fytyrë gjyqtarin Halil Umut Meler pas vërshëllimës së fundit. Më pas Meler ra në tokë dhe persona të tjerë e shkelmuan. Gjyqtari ndër të tjera pati pësuar edhe një thyerje në mollëz.

Për këtë episod Gjykata vendosi dënim me burg tre vjet e shtatë muaj për dëmtim të qëllimshëm, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu. Gjithashtu kjo masë u mor edhe për tre persona të tjerë të përfshirë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll