Aktualitet

Përplasi për vdekje këmbësoren 62-vjeçare, Gjykata e Gjirokastrës i vendos masën "detyrim paraqitje" mjekut Ermir Mahilaj

Mjeku disa ditë më parë përplasi për vdekje këmbësoren 62-vjeçare. Ndërkohë sot Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër i caktoi mjekut masën “detyrim paraqitje” për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.

11 Nëntor 2024, 15:42 Nga N.F

Përplasi për vdekje këmbësoren 62-vjeçare, Gjykata e

GJIROKASTËR- Mjeku 54-vjeçar i cili përplasi për vdekje një 62-vjeçare në rrugën Gjirokastër-Tepelenë disa ditë më parë doli sot para  Gjykata e Gjirokastrës ditën e sotme ka marrë vendimin për masën e sigurisë ndaj mjekut 54-vjeçar, Ermir Mahilaj.

Mjeku disa ditë më parë përplasi për vdekje këmbësoren 62-vjeçare. Ndërkohë sot Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër i caktoi mjekut masën “detyrim paraqitje” për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.

Të premten e 8 nëntorit, 54 -vjeçari aksidentoi për vdekje këmbësoren, Hëna Maxhalaku. Si pasojë e përplasjes ajo humbi jetën në vendngjarje. Ngjarja e rëndë ndodhi pranë fshatit Humelicë, në aksin rrugor Gjirokastër- Tepelenë.

gjykata e gjirokastrës ermir mahilaj

Sondazh

Poll