Politike

"Pseudoreforma e Soros ishte atentat ndaj demokracisë!" Berisha: Shqiptarët do kenë drejtësinë që meritojnë

Berisha tha se ishte reformë që u refuzua nga Komisioni Europian për Kosovën e Maqedoninë e Veriut ku Xhorxh Soros donte ta realizonte me qëllimin e vetëm për të salduar, për të shndërruar drejtësinë në degë ekzekutivi të së majtës dhe për të salduar pushtetin e tyre.

9 Nëntor 2024, 13:23 Nga M.B
"Pseudoreforma e Soros ishte atentat ndaj demokracisë!" Berisha:
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se reforma në drejtësi ishte pseudoreforma më e shëmtuar dhe atentati më i madh që i është bërë demokracisë shqiptare. Berisha tha se ishte reformë që u refuzua nga Komisioni Europian për Kosovën e Maqedoninë e Veriut ku Xhorxh Soros donte ta realizonte me qëllimin e vetëm për të salduar, për të shndërruar drejtësinë në degë ekzekutivi të së majtës dhe për të salduar pushtetin e tyre. Ai ka shtuar se të gjithë ata që e mbrojnë këtë, ata që e bëjnë nga padija, opozitarët do bëjnë çmos që t’ua qartësojnë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Reforma në drejtësi ishte pseudoreforma më e shëmtuar dhe atentati më i madh që i është bërë demokracisë shqiptare. Reformë që u refuzua nga Komisioni Europian për Kosovën, Maqedoni ku monstra Xhorxh Soros donte ta realizonte me qëllimin e vetëm për të salduar, për të shndërruar drejtësinë në degë ekzekutivi të të majtës dhe salduar pushtetin e tyre.

Qeveria angazhohet në bashkëpunim të ngushtë me Komisionin e Venecias për t’i dhënë përgjigje problemeve të tmerrshme që krijoi kjo reformë, me të cilën shqiptarët nuk kanë drejtësi për arsye se duhet të presin 14 vite për një proces civil, janë shifrat e tyre, duhet të presin 10 vite për një proces penal, çka do të thotë se siguria ligjore është zero dhe se akuza është institucion politik që përdoret kundër kundërshtarëve.

Të gjithë ata që e mbrojnë këtë, ata që e bëjnë nga padija, do bëjmë çmos t’ua qartësojmë, ata që e bëjnë me qëllim janë të qëllimligë ndaj shqiptarëve, por u siguroj se shqiptarët do kenë drejtësinë që meritojnë.

sali berisha

Sondazh

Poll