Politike

"Të çuditesh se mashtron Basha është çudia e çudive!" Berisha: Opozita e opozitës është thjesht stoli e Edi Ramës

Basha në fakt u përgënjeshtrua sot nga Shabani i cili tha se për bashkëpunim ka zero shance. Për këtë situatë Berisha tha se të çuditesh se mashtron Basha është çudia e çudive.

9 Nëntor 2024, 13:17 Nga M.B
"Të çuditesh se mashtron Basha është çudia e
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli sot lidhur me situatën e krijuar pas deklaratës së mbrëmjes së shkuar të Lulzim Bashës i cili tha se është në bisedime me Ednri Shabanin e "Nismës Thurje" për bashkëpunim në zgjedhjet e vitit 2025. Basha në fakt u përgënjeshtrua sot nga Shabani i cili tha se për bashkëpunim ka zero shance. Për këtë situatë Berisha tha se të çuditesh se mashtron Basha është çudia e çudive. Gjithashtu ai shtoi se opozita e opozitës është thjesht stoli e Edi Ramës.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Të çuditesh se mashtron Basha është çudia e çudive. Por, unë shfrytëzoj rastin që të gjithë ata të cilët mendojnë dhe besojnë se narkoshteti, narkodiktatura dhe Edi Rama janë e keqja më e madhe e kohërave të këtij vendi pas diktaturës komuniste, duhet të bashkojnë forcat kundër Edi Ramës. Kjo është thirrja ime. Opozita e opozitës është thjesht stoli e Edi Ramës.

sali berisha

Sondazh

Poll