Bota

Erdogan: Shpresoj që Trump do t’i thotë Izraelit ta ndalë luftën

Turqia ka kritikuar ashpër ofensivën e Izraelit në territorin palestinez të Gazës dhe Libanit, dhe ka ndaluar tregtinë me Izraelin, si dhe ka aplikuar për t'u bashkuar me një çështje gjenocidi kundër Izraelit në Gjykatën Botërore.

8 Nëntor 2024, 16:17 Nga E. D
Erdogan: Shpresoj që Trump do t’i thotë Izraelit ta ndalë
Rexhep Tajip Erdogan

TURQI- Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan thotë se shpreson se presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, do ta ndalojë luftën në Lindjen e Mesme. Erdogan thotë se Trump do t'i thotë Izraelit që të ndalojë përpjekjet e tij luftarake. Duke folur me një grup gazetarësh gjatë kthimit nga Hungaria, Erdogan tha Trump ka bërë premtime për t'i dhënë fund konflikteve. 

"Trump ka bërë premtime për t'i dhënë fund konflikteve... Ne duam që ai premtim të përmbushet dhe që Izraelit t'i thuhet të ndalojë. Ndërprerja e mbështetjes së armëve të ofruara nga zoti Trump për Izraelin mund të jetë një fillim i mirë për të ndalur agresionin izraelit në tokat palestineze dhe libaneze”, tha Erdogan para gazetarëve. 

Turqia ka kritikuar ashpër ofensivën e Izraelit në territorin palestinez të Gazës dhe Libanit, dhe ka ndaluar tregtinë me Izraelin, si dhe ka aplikuar për t'u bashkuar me një çështje gjenocidi kundër Izraelit në Gjykatën Botërore. Izraeli i mohon me forcë akuzat për gjenocid. Gjithashtu Erdogan tha se presidenca e Trump do të ndikojë seriozisht në balancat politike dhe ushtarake në rajonin e Lindjes së Mesme. 

rexhep tajip erdogan

Sondazh

Poll