8 Nëntor 2024, 14:02
Nga N.F
Mimoza Kusari
KOSOVË- Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka njoftuar ditën e somte se është diagnostikuar me kancer të gjirit. Ajo përmes një postimi në "Facebook" ka bërë me dije se tashmë ka kryer një ndërhyrje në gji. Kusari theksoi se tre javë më parë, gjatë një kontrolli rutinor të cilin e bën çdo vit, u diagnostikua me kancer të gjirit. Ajo shton se pas rekomandimeve të mjekëve në Klinikën Universitare, vendosën për operacion dhe trajtim.
“Detektimi i hershëm shpëton jetë! Të dashura mike dhe miq, Dua të ndaj një lajm me ju. Sot dola nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës – Klinika e Kirurgjisë Torakale pas operimit të kancerit të gjirit. Tri javë më parë, gjatë një kontrolli rutinor të cilin e bëj çdo vit, u diagnostikova me kancer të gjirit, dhe pas rekomandimeve të mjekëve në Klinikën Universitare, vendosëm për operacion dhe trajtim”, shkruan ajo.
Më tej Kusati ka shkruar se për të gjitha vajzat dhe gratë që nuk kanë bërë ekzaminimin e gjirit gjatë muajit tetor të ndërgjegjësimit për parandalimin e kancerit të gjirit ta bëjnë sa më parë.
“Kontrolli rutinor mund të realizohet në qendrat e mjekësisë familjare, në spitalet rajonale dhe në të gjitha vendet ku ofrohet mamografia. Detektimi i hershëm shpëton jetë, ndërsa vonesat për zbulimin dhe identifikimin e hershëm mund të sjellin pasoja shumë më të rënda. Fatmirësisht, unë e zbulova në një fazë të hershme dhe trajtimi është shumë më i lehtë sesa në fazat e avancuara”, ka theksuar ajo.

mimoza kusari levizaj vetevendosja kancer i gjirit
Bota
8 Nëntor 2024, 10:30
N.F
SHBA
SHBA- Ndërsa tashmë dihet se kush do të jetë presidenti i ardhshëm i SHBA-së, ka mbetur ende një shtet që nu...
Bota
8 Nëntor 2024, 09:32
N.F
Foto ilustruese
KORE- Dy peshkatarë kanë vdekur dhe 12 të tjerë janë zhdukur në ishullin Jeju pasi anija e tyre u mbyt në...
Bota
8 Nëntor 2024, 08:37
N.F
GAZA- Pengu izraelit, Mia Shem ka përshkruar përvojën e saj të tmerrshme në një kafaz pesë metra të lartë ku...
Bota
8 Nëntor 2024, 08:21
N.F
Foto ilustruese
GJERMANI- Do të ketë zgjedhje të reja, por kur? Kancelari Olaf Scholz do që të drejtojë me qeverinë e pa...
Bota
8 Nëntor 2024, 08:05
N.F
Foto ilustruese
KANADA- Personat e lindur para kohe, para javës së 37-të të shtatzënisë, kanë mesatarisht arritje m...
Bota
8 Nëntor 2024, 07:43
N.F
Susie Wiles
SHBA- Donald Trump bëri lëvizjen e tij të parë të madhe në lidhje me personelin për qeverinë ...
Bota
8 Nëntor 2024, 08:01
r.ll
vladimir putin
RUSI- Teksa liderët nga e mbarë bota nisën të uronin kur u bë e qartë se Donald Trump kishte fituar mandatin e...
Bota
8 Nëntor 2024, 07:37
r.ll
donald trump, susie wiles
SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump emëroi Susie Wiles, një nga drejtueset e ekipit të fushatës së ...
Bota
8 Nëntor 2024, 07:31
N.F
Biden
SHBA- Emri i Joe Biden nuk ishte në fletëvotime në zgjedhjet e 5 nëntorit, por historia ka të ngjarë ta kujtojë hu...
Bota
7 Nëntor 2024, 22:52
E. D
Elon Musk dhe Vivian Jenna Wilson
SHBA- Vivian Jenna Wilson, vajza transgjinore e manjatit Elon Musk, ka njoftuar se dëshiron të largohet nga Sht...