7 Nëntor 2024, 22:52
Nga E. D
Elon Musk dhe Vivian Jenna Wilson
SHBA- Vivian Jenna Wilson, vajza transgjinore e manjatit Elon Musk, ka njoftuar se dëshiron të largohet nga Shtetet e Bashkuara pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale. 20-vjeçarja përmes një postimi në Threads shprejgoi se konfirmimi i rizgjedhjes së Trump e shtyu atë të reflektonte për të ardhmen e saj jashtë vendit.
“Unë nuk e shoh të ardhmen time në Shtetet e Bashkuara,” shkroi Vivian Jenna Wilson, duke kritikuar klimën politike dhe tensionet në rritje ndaj komunitetit LGBTQ+.
Gjithashtu Wilson kishte ndërprerë lidhjet me Elon Musk në vitin 2022, kur ajo zyrtarisht kërkoi ndryshimin e emrit dhe gjinisë. Që atëherë, marrëdhënia e tyre është bërë gjithnjë e më e tensionuar, me akuza të ndërsjella që shfaqen në rrjetet e tyre sociale.
Musk, një mbështetës i njohur i Trump, ka deklaruar në disa intervista se ai beson se ndarja me vajzën e tij u shkaktua nga ndikimi i “neo-marksistëve” në shkollat elitare që Wilson ndoqi.
Wilson nga ana e saj iu përgjigj me kritika të ashpra babait të saj, të cilësuar në një intervistë si “të ftohtë” dhe “mizor”. Ajo gjithashtu hodhi poshtë akuzat e Musk se ai ishte mashtruar në lidhje me ndryshimin e gjinisë, duke ndarë episode nga fëmijëria e saj në të cilat ajo pretendon se ishte trajtuar ashpër për mënyrat e saj femërore.
“Ai nuk u mashtrua”, tha Wilson, duke specifikuar se Musk ishte plotësisht i vetëdijshëm për zgjedhjet mjekësore që donte t’i nënshtrohej.
vivian jenna wilson elon musk
Bota
7 Nëntor 2024, 21:27
E. D
Emmanuel Macron
HUNGARI- Presidenti francez Emmanuel Macron foli për fitoren e Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale amerikane dhe tha s...
Bota
7 Nëntor 2024, 21:02
E. D
Vjosa Osmani
HUNGARI- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se do të vazhdojë bashkëpunimi ndërmjet Evrop&eu...
Bota
7 Nëntor 2024, 20:53
ZH.LL
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken
UASHINGTON- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken planifikon të vazhdojë të punojë p&...
Bota
7 Nëntor 2024, 20:31
ZH.LL
Donald Trumo dhe Vladimir Putin
RUSI- Presidenti Vladimir Putin uroi të enjten Donald Trump për fitoren e tij në zgjedhjet amerikane, në...
Bota
7 Nëntor 2024, 20:16
E. D
Ursula von der Leyen dhe Donald Trump
SHBA- Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka publikuar një status në platformën X k...
Bota
7 Nëntor 2024, 19:08
E. D
pamje nga vendngjarja
HUNGARI- Disa pamje po bëhen virale nga një incident i pazakontë në samitin e KPE. Video e cila po qarkullon n&e...
Bota
7 Nëntor 2024, 19:05
E. D
fotot ilustruese
SHBA- Aleatët e Amerikës në Evropë e uruan zotin Trump për fitoren në zgjedhjet presidenciale, pavarësi...
Bota
7 Nëntor 2024, 19:00
ZH.LL
Donald Trump dhe Vladimir Putin
RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha të enjten se pretendimet e Donald Trump se ai mund të...
Bota
7 Nëntor 2024, 18:45
Viktor Orban
HUNGARI- Kryeministri hungarez Viktor Orban nuk ka pranuar t'i përgjigjet pyetjes nëse Vladimir Putin është pro paqes...
Bota
7 Nëntor 2024, 18:42
I.A
Viktor Orban
HUNGARI- Kryeministri hungarez Viktor Orban ka deklaruar se ai është i vemti kryeministër që nga viti 2015 që i ...