Bota

Pamje që po bëhen virale/ Presidenti i Rumanisë zbret nga makina dhe i kthen shpinën kryeministrit hungarez (VIDEO)

Video e cila po qarkullon në rrjet sociale  tregon presidentit romun, Klaus Iohannis i cili me të zbritur nga makina i ktheu shpinën kryeministrit hungarez Viktor Orban që ishte mikpritës i eventit.

7 Nëntor 2024, 19:08 Nga E. D
Pamje që po bëhen virale/ Presidenti i Rumanisë zbret nga makina
pamje nga vendngjarja

HUNGARI- Disa pamje po bëhen virale nga një incident i pazakontë në samitin e KPE. Video e cila po qarkullon në rrjet sociale  tregon presidentit romun, Klaus Iohannis i cili me të zbritur nga makina i ktheu shpinën kryeministrit hungarez Viktor Orban që ishte mikpritës i eventit.

 

Ndërsa protokolli i zakonshëm ishte që çdo lider të përshëndetej personalisht nga kryeministri Orban me një shtrëngim duarsh dhe një foto zyrtare, por presidenti Iohannis mori një qasje të ndryshme.

Iohannis pasi doli nga makina, ai u kthye dhe kaloi rreth 20 sekonda duke biseduar me shefin e tij të protokollit dhe duke rregulluar veshjen e tij përpara se të përshëndeste kryeministrin hungarez.

klaus iohannis viktor orban

Sondazh

Poll