Bota

Fitorja e Trump, Biden fjalim: Fola me të, do bëjmë tranzicion të qetë

Gjithashtu Biden theksoi se vullneti i popullit gjithmonë mbizotëron. 

7 Nëntor 2024, 16:09 Nga E. D
Fitorja e Trump, Biden fjalim: Fola me të, do bëjmë tranzicion
Joe Biden

SHBA- Presidenti Joe Biden ka mbajtur fjalimin e tij pas fitores së Donald Trump. Biden thotë se populli amerikan meriton një tranzicion paqësor dhe të rregullt. Gjithashtu Biden theksoi se vullneti i popullit gjithmonë mbizotëron. 

“Për më shumë se 200 vjet, Amerika ka kryer eksperimentin më të madh të vetëqeverisjes në historinë e botës. Kjo nuk është hiperbolë. Ky është një fakt. Aty ku njerëzit votojnë dhe zgjedhin liderët e tyre, dhe ata e bëjnë këtë në mënyrë paqësore. Dhe ne jemi në një demokraci. Vullneti i popullit gjithmonë mbizotëron," tha Biden. 

Po ashtu Biden tha se ditën e djeshme ka folur me Trump dhe e ka uruar për fitoren. 

“Dje fola me Presidentin e zgjedhur Trump për ta uruar për fitoren e tij dhe e sigurova se do ta drejtoja të gjithë administratën time që të punojë me ekipin e tij për të siguruar një tranzicion paqësor dhe të rregullt. Kjo është ajo që meriton populli amerikan," shtoi Biden. 

joe biden

Sondazh

Poll