Politike

PS presion administratës për të mbledhur vota nga diaspora, Lëvizja Bashkë: Qeveria ka zgjedhur rrugën e manipulimit dhe presionit

Sipas aktivistës së Lëvizjes Bashkë Mirela Ruko, PS po i bën presion administratës për të mbledhur vota dhe ndikuar në zgjedhjet e ardhshme. 

7 Nëntor 2024, 16:09 Nga I.A
PS presion administratës për të mbledhur vota nga diaspora,
Levizja Bashke

TIRANË- Lëcizja Bashkë ka denoncuar ditën e sotme tentativën që sipas tyre Partia Socialiste po bën për të mbledhur vota nga diaspora. Sipas aktivistës së Lëvizjes Bashkë Mirela Ruko, PS po i bën presion administratës për të mbledhur vota dhe ndikuar në zgjedhjet e ardhshme. 

Postimi i Plotë:

Kërkesa për të mbledhur të dhëna për të afërmit e qytetarëve që jetojnë në diasporë është një akt i papranueshëm dhe një shkelje flagrante e të drejtave të privatësisë. Partia Socialiste dhe Edi Rama po përdorin administratën publike për qëllime politike duke ushtruar presion mbi punonjësit për të ndikuar në zgjedhjet e ardhshme. Kjo është një përpjekje për të manipuluar votat e emigrantëve. Qeveria në vend që të angazhohet për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe të ndërtojnë një qeverisje të bazuar në transparencë dhe ndershmëri, ka zgjedhur rrugën e manipulimit dhe kontrollit politik.

Ne kërkojmë që çdo veprim i tillë të ndalet menjëherë dhe që autoritetet të zbatojnë ligjet që mbrojnë të drejtën e çdo individi për të mos u detyruar të ofrojë të dhëna private për qëllime politike. Askush nuk mund të qëndrojë në pushtet mbi presionin dhe shantazhin, por mbi zgjedhjen e lirë dhe të ndershme. Këto janë shenja të një pushteti të kalbur që askush nuk e beson më. Njerëzit e ndershëm që jetojnë me punën e tyre në administatën publike duhet të rezistojnë dhe denoncojnë këtë skandal. Bashkohu me Lëvizjen BASHKË!

PS presion administratës për të mbledhur vota nga diaspora,
Denoncimi

levizja bashke

Sondazh

Poll