Aktualitet

Abuzimi seksual në Maliq, Policia: Autori është shpallur në kërkim

Ndërkohë që vajza e abuzuar prej 4 vitesh, ka dhënë dëshminë në praninë e psikologut, prindërve dhe avokatit. 

6 Nëntor 2024, 20:59 Nga I.A

Abuzimi seksual në Maliq, Policia: Autori është shpallur

MALIQ- Detaje të reja kanë dalë nga abuzimi seksual i një vajzë të mitur në Maliq. Mësohet se autori me emrin Edison Sheme është shpallur në kërkim nga policia. Ndërkohë që vajza e abuzuar prej 4 vitesh, ka dhënë dëshminë në praninë e psikologut, prindërve dhe avokatit. 

Njoftimi i Policisë:

Maliq Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, shpallën në kërkim shtetasin:

E. Sh., 43 vjeç, banues në fshatin Barç, Korçë, i dyshuar për veprën penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur"(dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 16 vjeçare) Veprimet procedurale me të miturën, janë kryer në prezencën e psikologut, prindit dhe përfaqësuesit ligjor.

Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe për kapjen e autorit të dyshuar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

edison sheme

Sondazh

Poll