Aktualitet

Padia e Pëllumb Gjokës ndaj Sky Ecc, më 19 dhjetor seanca në Kushtetuese

Padia do të shqyrtohet në 19 dhjetor, në orën 10:00 në Dhomë Këshilli.

6 Nëntor 2024, 19:39 Nga ZH.LL
 
Padia e Pëllumb Gjokës ndaj Sky Ecc, më 19 dhjetor seanca në
Pëllumb Gjoka

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën se kur do të mbahet seanca e parë ndaj Sky Ecc, pas padisë së biznesmenit Pëllumb Gjoka, i cili kërkon pavlefshmërinë e komunikimeve. Padia do të shqyrtohet në 19 dhjetor, në orën 10:00 në Dhomë Këshilli.

Teksa gjykatat e tjera me radhë kanë rrëzuar pretendimet e personave nën hetim apo të pandehur, për pavlefshmërinë dhe papërdorshmërinë e tyre, biznesmeni strategjik Pëllumb Gjoka e dërgoi çështjen në Kushtetuese. 

Materialet e ardhura nga Franca e Belgjika me qindra fashikuj në përmbajtje të të cilave ka komunikime të grupeve kriminale, janë përdorur nga SPAK për të kryer një sërë arrestimesh, duke pretenduar zbardhjen e dhjetëra ngjarjeve kriminale.

Pëllumb Gjoka është i arrestuar për llogari të SPAK. Dosja “Metamorfoza” zbuloi jo vetëm grupe kriminale në Shqipëri, por edhe zyrtarë policie të përfshirë, si Oltion Bistri apo prokurori Xhevahir Lita, të cilët dalin në përgjimet e në Sky.

Biznesmeni iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, ku edhe kërkon “Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2023-2238(364), datë 22.12.2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, të vendimit nr. 38, datë 31.08.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe të vendimeve nr. 94, datë 23.07.2023 dhe nr. 97, datë 29.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për pjesën që kanë disponuar për caktimin dhe vazhdimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” ndaj kërkuesit”.

 

 

 

 

 

 

 

Sondazh

Poll