Bota

Humbi në garën për Shtëpinë e Bardhë/ Harris pritet të telefonojë Trump për ta uruar për fitoren në zgjedhje

Sipas NBC, është e paqartë se kur Harris pritet të flasë publikisht, por kandidatja ka qenë duke punuar në një fjalim, tha një nga ndihmësit. 

6 Nëntor 2024, 16:42 Nga ZH.LL
Humbi në garën për Shtëpinë e Bardhë/ Harris
Trumo dhe Harris

SHBA- Kandidatja demokrate, Kamla Harris pritet të telefonojë Donald Trump për ta uruar atë dhe për të pranuar humbjen e saj në zgjedhje, thanë për NBC News dy ndihmësit e Harris.

Sipas NBC, është e paqartë se kur Harris pritet të flasë publikisht, por kandidatja ka qenë duke punuar në një fjalim, tha një nga ndihmësit. 

Biden po planifikon gjithashtu të telefonojë ish-presidentin për ta uruar atë dhe dëshiron të bëjë gjërat që Trump nuk i bëri kur presidenti u zgjodh në vitin 2020, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë. Kjo përfshin ftesën e tij në Shtëpinë e Bardhë dhe pjesëmarrjen në inaugurimin e tij, tha zyrtari.

Kamala Harris nuk arriti të bëhej presidentja e parë femër e SHBA. Ajo është, në fakt, e dyta pas Hillary Clinton që nuk arrin të mundë kandidatin republikan Donald Trump.

donald trump kamala harris joe biden nbc news

Sondazh

Poll