Bota

Tragjedia në Novi Sad/ Nëntë të arrestuar në Serbi gjatë protestës për shembjen vdekjeprurëse të çatisë

Zyrtarët në Serbi të mërkurën thanë se nëntë persona ishin arrestuar për sjellje të dhunshme dhe trazira në një protestë masive natën e kaluar në Novi Sad të shkaktuar nga zemërimi për shembjen e stacionit hekurudhor të qytetit të premten e kaluar që vrau 14 persona.

6 Nëntor 2024, 16:10 Nga ZH.LL
Tragjedia në Novi Sad/ Nëntë të arrestuar në Serbi
Foto nga protesta

SERBI- Pas trazirave në një protestë masive në Novi Sad për katastrofën e fundit vdekjeprurëse të stacionit hekurudhor në qytet, policia arrestoi nëntë persona dhe ende po punon për identifikimin e 'rebelëve' të tjerë.

Zyrtarët në Serbi të mërkurën thanë se nëntë persona ishin arrestuar për sjellje të dhunshme dhe trazira në një protestë masive natën e kaluar në Novi Sad të shkaktuar nga zemërimi për shembjen e stacionit hekurudhor të qytetit të premten e kaluar që vrau 14 persona.

Të arrestuarit përballen me akuzat e sjelljes së dhunshme, shkatërrimit të pronës, shkaktimit të rrezikut publik dhe sulmit ndaj policisë, thuhet në një deklaratë të prokurorëve.

Mijëra persona marshuan në Novi Sad të martën për të kërkuar dorëheqjen e zyrtarëve të lartë lidhur me rënien e tendës së betonit të premten e kaluar në stacionin kryesor hekurudhor të qytetit. Kur disa nga protestuesit hodhën gurë, shishe dhe bojë të kuqe në bashkinë e qytetit, policia u përgjigj duke hedhur gaz lotsjellës.

Shumica në vendin ballkanik po fajësojnë për shembjen e çatisë korrupsionin e shfrenuar, mungesën e transparencës dhe punën e ngadaltë gjatë punimeve të rinovimit në ndërtesën e stacionit, e cila ishte pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë hekurudhore me kompanitë shtetërore kineze.

 

 

Sondazh

Poll