Ekonomi

"Ekonomia u rrit me 4% gjatë gjysmës së parë të vitit", Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko: Presim rritje të vazhdueshme të financave

Guvernatori Sejko, në një deklaratë për mediat tha se ekonomia e Shqipërisë është rritur gjatë gjysmës së parë të vitit me 4%.

6 Nëntor 2024, 16:22 Nga ZH.LL
"Ekonomia u rrit me 4% gjatë gjysmës së parë të
Gent Sejko

TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka sqaruar sot vendimet e marra nga Këshilli Mbikëqyrës, duke theksuar se është gjykuar një lehtësim i qëndrimit të politikës monetare.

Guvernatori Sejko, në një deklaratë për mediat tha se ekonomia e Shqipërisë është rritur gjatë gjysmës së parë të vitit me 4%.

Po ashtu, guvernatori sqaroi se inflacioni i çmimeve të konsumit regjistroi një nivel mesatar prej 2% në tre mujorin e dytë duke shënuar një rënie të lehtë ndaj tre mujorit paraardhës. Sipas Sejkos, pritet rritje e vazhdueshme dhe e qëndrueshme e financave.

“Ekonomia u rrit me 4 përqind gjatë pjesës së parë të vitit. Inflacioni ra me 2 përqind për shkak të forcimit të lekut. Presim rritje të vazhdueshme dhe të qëndrueshme të ekonomisë. Këshilli i Mbikëqyrjes uli me 0.25 përqind normën e interesit për lekun. Ne do përpiqemi të ruajmë stabilitetin e çmimeve në treg”, deklaroi Sejko.

 

gent sejko banka e shqiperise rritet ekonomia

Sondazh

Poll