Të dhënat: Si po rriten kostot e transportit nga nafta e shtrenjtë dhe rrugët me pagesë
Foto ilustruese TIRANA- Vitin që vjen qeveria e Shqipërisë do të angazhojë edhe tre koncesione të reja PPP në Korridorin...
Financimi për 14 lote të Korridorit VIII zë 26.6 për qind fondeve të brendshme për transportin rrugor të programuara për vitin që vjen.
TIRANA- Në projektbuxhetin 2025 është parashikuar të financohen rreth 8,8 miliardë (88 milionë euro) për Korridorin VII, nyja më e rëndësishme rrugore në vend. Financimi për 14 lote të Korridorit VIII zë 26.6 për qind fondeve të brendshme për transportin rrugor të programuara për vitin që vjen.
8 lote punimesh do të financohen për zgjerimin e Elbasan -Qafë Thanë që kushtojnë 3,4 miliardë lekë vitin që vjen rreth 34 milionë euro. Ndërsa 6 lote të tjera financohen për ndërtimin e segmenteve me drejtim nga Durrësi, Elbasan -Papër dhe Papër -Ura e Grykshit me 5,4 miliardë lekë financim. Vlera e plotë e këtyre 6 loteve është 15 miliardë lekë ose 150 mln euro në një gjatësi rreth 35 km.
Korridori VIII shtrihet afërsisht në 154 kilometër në territorin shqiptar. Kostot e plota ende nuk janë përllogaritur, për shkak të ndryshimit të gjurmës në segmentin e fundit. Si segment i parë i Korridorit- 8 do të jetë By pasi i Tiranës që njëkohësisht do të shpërbejë edhe për Korridorin 10 edhe për Korridorin 8. Për këtë aks është kryer studimi i fisibilitetit dhe nuk është tenderuar ende.
Aksi tjetër vijues i Korridorit- 8 është rruga Tiranë – Elbasan që ka përfunduar tashmë, ndërkohë që kanë përfunduar ndërtimi i By-pass-it të Fierit dhe të Vlorës që ndihmojnë qarkullimin lindje perëndim. Në pjesën shqiptare pika dalëse në Maqedoni e Korridorit 8 do të jetë ura e Bushtricës në Përrenjas për të shmangur lartësinë që krijon dalja në Qafë-Thanë.
Aktualisht po punohet segmentin Bypasi i Elbasanit që del në Labinot-Fushë dhe po financohet nga buxheti i shtetit. Unaza aktuale e qytetit të Elbasanit, nuk ka parametrat e nevojshme për të përballuar trafikun në rritje të këtij korridori ndërkombëtar. Projekti është menduar të nisë nga përfundimi i autostradës Tiranë-Elbasan dhe të përfundojë në dalje të qytetit në Labinot-Fushë.
Më tej nga Labinot -Fushë drejt Përrenjasit 5.8 kilometra janë tenderuar dhe po financohen. Më tej Korridori 8 në pjesën shqiptare vijon edhe me dy lote të tjera deri në kufi me Maqedoninë. Nga Elbasani në Përrenjas Korridori 8 do të kalojë ne një trase krejt të re, e cila do të shtrihet përgjatë lumit Shkumbin duke shmangur punimet në mal.
Zhvillimet në infrastrukturën rrugore të Korridorit 8 janë pak kaotike, pasi projekti ka vetëm pak kohë që u ripërfshi në rrjetin kryesor Europian dhe shtetet që përfshihen në këtë aks po ndërtojnë me standarde të ndryshme. Në pjesën Maqedonase Korridori 8 është me 6- korsi ndërsa në pjesën shqiptare me 4- korsi./ Monitor
Foto ilustruese TIRANA- Vitin që vjen qeveria e Shqipërisë do të angazhojë edhe tre koncesione të reja PPP në Korridorin...
Foto ilustruese TIRANA- Ecuria e shlyerjes së faturës totale të Strasburgut, vijon të mbetet e ngadaltë, edhe pse buxhetit rreziko...
Foto ilustruese TIRANA- Çmimi i shitjes së vajit të ullirit sivjet arrin në nivele rekord. Në fabrikat e përpunimit nga Mar...
Foto ilustruese TIRANA- Banka e Shqipërisë ka publikuar të plota ndryshimet që miratoi në fillim të këtij muaji në ...
Foto ilustruese TIRANË- Qeveria çoi në Kuvend projektligjin për buxhetin 2025, i cili në krahun e të ardhurave karakterizoh...
Foto ilustruese TIRANA- Shpenzimet buxhetore për financimin e skemës publike të pensioneve shënuan në 9 mujorin 2024 nivelin m&eum...
SHBA- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në Mbledhjet Vjetore të Fondit Monetar Ndërkombë...
Foto ilustruese EUROPA- Pse çmimet e pronave mund të vazhdojnë të rriten për vite me radhë, shkruan The Economist. Pas kriz...
foto ilustruese TIRANË- Kredia për ekonominë në euro shënoi një rritje të fortë në muajin gusht. Sipas statist...
Foto ilustruese TIRANË- Nga 1 janari 2025, vetëm ujësjellës-kanalizimet që kanë përmbushur 50% të objektivave t&eum...