6 Nëntor 2024, 14:32
Nga r.ll
donald trump
KROACI- Cody McClain Brown, profesor në Universitetin e Zagrebit, me prejardhje nga Oklahoma, i ka thënë Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë se, sa i përket Ballkanit, gjithçka do të varet se çfarë politika do të çojë përpara Trumpi për rajonin.
“Nëse Rusia tenton të ushtrojë ndikimin e tij më shumë në Serbi dhe Mal të Zi, atëherë ka mundësi që situata në Bosnje-Hercegovinë të jetë më pak stabile. Sa i përket Kosovës, pozicioni i tij do të mund të jetë ende pezull. Ndoshta ai mund të mbështesë Serbinë në rimarrjen e Kosovës, por është e vështirë të dihet, sepse ai nuk i shfaq shumë mendimet e tij për këto gjëra. Pikëpamja e tij, Amerika e Para duket se është edhe Amerika e Para për Trumpin, apo mund të nënkuptoj edhe Trump i pari, prandaj varet se ku i sheh interesat e veta, dhe kjo është shqetësuese për pjesën tjetër të botës”.
Sipas profesorit, ndoshta nën Trumpin, “SHBA-ja nuk do të jetë e interesuar për pozitën e vet në Ballkan, dhe do ta lejojë Kinën apo Rusinë të lëvizin dhe ta destabilizojnë situatën”.
“Nëse Serbia trimërohet përmes përkushtimit të Rusisë ndaj Serbisë, dhe nëse Shtetet e Bashkuara nuk janë të interesuara të mbrojnë Kosovën, dhe zhvendoset kampi Bondsteel ose diçka të tillë, atëherë ndoshta ajo do ta rimerrte atë [Kosovën]. Me Trumpin nuk i dihet, sepse nuk dihet çfarë i intereson atij. Edhe pse gruaja e tij është nga Ballkani, nuk i duket shumë interesant”.
Kosova ka gëzuar përkrahjen e SHBA-së, ndër vite, pavarësisht kush ka qenë në krye të saj. Administrata aktuale ka inkurajuar vazhdimisht Kosovën që t’i normalizojë marrëdhëniet me Serbinë si një kusht për të ecur përpara në rrugën e integrimit evropian, ndërsa Trumpi, sa ishte president, ishte dëshmitar i nënshkrimit të një marrëveshjeje midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike.
Megjithatë, Richard Grenell, i cili gjatë administratës Trump ishte përfaqësuesi amerikan në dialogun Kosovë-Serbi, shtyu përpara marrëveshjen për shkëmbimin e territoreve, të cilën Qeveria aktuale e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, e kundërshton ashpër./REL
donald trump ballkani perendimor
Bota
6 Nëntor 2024, 14:28
M.B
Kamala Harris
SHBA- Ekipi i kandidates demokrate Kamala Harris ka bërë thirrje që fushatës së saj t’i lihet hapës...
Bota
6 Nëntor 2024, 14:22
M.B
Gjenerali Oleksandr Syrskiy (djathtas) i jep informacion presidentit Volodymyr Zelensky (në mes) mbi situatën në vijën e frontit, në ...
Bota
6 Nëntor 2024, 14:05
r.ll
donald trump
SHBA- Donald Trump ka fituar zgjedhjet presidenciale në SHBA, duke siguruar një mandat të dytë historik në Shtëp...
Bota
6 Nëntor 2024, 14:07
M.B
Donald Trump
SHBA- Gjatë fushatës së tij presidenciale, Donald Trump bëri premtime të mëdha për atë që mund t&...
Bota
6 Nëntor 2024, 13:54
M.B
Donald Trump
SHBA- Kandidati republikan Donald Trump u zgjodh presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, duke shënuar një rikthim...
Bota
6 Nëntor 2024, 13:36
M.B
Donald Trump
SHBA- Aksionet e Tesla u rritën pas fitores së kandidatit republikan dhe ish-presidentit Donald Trump në zgjedhjet në...
Bota
6 Nëntor 2024, 13:22
M.B
Donald Trump
SHBA- “Muri i Kaltër” doli në pah teksa ish-presidenti Donald Trump triumfoi në garën presidenciale në Sh...
Bota
6 Nëntor 2024, 13:12
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Vijon numërimi i votave në SHBA për garën e ashtuquajtur "kritike" për Dhomën e Përfaqës...
Bota
6 Nëntor 2024, 13:09
M.B
Donald Trump
KINA- Është e vështirë të thuhet nëse Pekini e ka pasur ndonjë kandidat të preferuar në zgje...
Bota
6 Nëntor 2024, 13:05
M.B
Donald Trump
SHBA- Tregu Dax i aksioneve është rritur për 1.5 për qind, pasi Donald Trump është shpallur president i Sht...