Bota

U kap me armë zjarri, arrestohet një person pranë Kapitolit

Policia thotë se burri u ndalua gjatë procesit të shqyrtimit në qendër.

5 Nëntor 2024, 20:07 Nga E. D
U kap me armë zjarri, arrestohet një person pranë Kapitolit
foto ilustruese

SHBA- Policia në Kapitol të SHBA-së thotë se sapo ka arrestuar një burrë që kishte një armë zjarri në qendrën e vizitorëve të Kapitolit në Uashington DC. Policia thotë se burri u ndalua gjatë procesit të shqyrtimit në qendër.

“Burri mbante erë karburanti, kishte një pishtar dhe një armë zjarri”, thuhet në postimin e policisë në 'X'. 

Ndërkohë qendra është e mbyllur për turne sot, ndërsa policia po heton. Policia thotë se do të japë më shumë informacion kur të jetë e mundur. Kapitoli i SHBA është vendi ku ndodhet Kongresi, krahu legjislativ i qeverisë federale.

policia amerikane

Sondazh

Poll