Bota

"Krizë besimi"/ Kryeministri izraelit Netanyahu shkarkon ministrin e mbrojtjes, Yoav Gallant

5 Nëntor 2024, 19:41 Nga ZH.LL
"Krizë besimi"/ Kryeministri izraelit Netanyahu shkarkon
Benjamin Netanyahu dhe Yoav Gallant

IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka shkarkuar ministrin e tij të mbrojtjes, Yoav Gallant, dhe ka emëruar Israel Katz si pasues të tij.

Në një njoftim të befasishëm të martën, Netanyahu tha se kishte humbur besimin te Gallant mbi menaxhimin e luftërave të vazhdueshme të Izraelit në Gaza dhe Liban.

“Gjatë muajve të fundit ky besim është gërryer. Në dritën e kësaj, sot vendosa t'i jap fund mandatit të ministrit të Mbrojtjes”, tha kryeministri në një deklaratë të lëshuar nga zyra e tij.

Netanyahu dhe Gallant kanë pasur mosmarrëveshje të vazhdueshme gjatë luftës mbi njëvjeçare në Rripin e Gazës. Por, Netanyahu e kishte shmangur shkarkimin e tij.

Një përpjekje e tij për ta shkarkuar Gallantin në mars 2023 nxiti protesta të mëdha kundër Netanyahut.

Sondazh

Poll