Bota

Lufta në Gaza/ OBSH: Mbi 100 pacientë do të evakuohen për të marr trajtim mjekësor

Ky është një transferim i rrallë i pacientëve jashtë territorit të shkatërruar nga lufta, tha një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për agjencinë e lajmeve Reuters.

5 Nëntor 2024, 17:06 Nga ZH.LL
Lufta në Gaza/ OBSH: Mbi 100 pacientë do të evakuohen për
Foto nga lufta

GAZA- Më shumë se 100 persona, përfshirë fëmijë, do të evakuohen nga Gaza për të marrë trajtim mjekësor.

Ky është një transferim i rrallë i pacientëve jashtë territorit të shkatërruar nga lufta, tha një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për agjencinë e lajmeve Reuters.

Rik Peeperkorn, përfaqësues i OBSH-së për Territorin e Okupuar Palestinez, tha se pacientët, në mesin e të cilëve ka edhe fëmijë me lëndime traumatike dhe sëmundje kronike, do të largohen përmes pikëkalimit me Izraelin në Kerem Shalom.

Sipas marrëveshjeve me OBSH-në, pacientët do të dërgohen në Emiratet e Bashkuara Arabe nga aeroporti Ramon në jug të Izraelit, ndërsa disa të tjerë do të transferohen në Rumani, shtoi ai.

Sipas Peeperkorn, 12,000 njerëz janë në pritje të transferimit për trajtim mjekësor jashtë Rripit të Gazës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi në Gaza, numri i të vdekurve që nga shpërthimi i luftës është 43,391.

Numrat nuk bëjnë dallim midis luftëtarëve dhe civilëve, por zyrtarët e Gazës thanë se më shumë se gjysma e të vrarëve janë gra dhe fëmijë.

Lufta në Gaza filloi pasi militantët e udhëhequr nga grupi Hamas, i konsideruar si një organizatë terroriste nga disa vende, sulmuan Izraelin më 7 tetor 2023, duke vrarë rreth 1200 njerëz dhe duke marrë 251 pengje përsëri në Gaza, sipas të dhënave izraelite.

 

 

 

Sondazh

Poll