Bota

Zgjedhjet në SHBA/ Dy shtete ende në pritje për hapjen e kutive të votimit

Ndërsa votuesit në Alaskë dhe Hawaii do të nisin të drejtohen drejt qendrave të votimit në një ose dy orë në vijim.

5 Nëntor 2024, 16:41 Nga E. D
Zgjedhjet në SHBA/ Dy shtete ende në pritje për hapjen e kutive
fotot ilustruese

SHBA- Qendrat e votimit janë hapur edhe në Nevada. Ndërsa votuesit në Alaskë dhe Hawaii do të nisin të drejtohen drejt qendrave të votimit në një ose dy orë në vijim. Siç raportohet qendrat e votimit do të mbyllen në kohë të ndryshme në shtete të ndryshme, por deri në orën 23:00 në Bregun Lindor në SHBA (04:00 GMT) të gjitha shtetet do të kenë mbyllur qendrat e votimit, me përjashtim të Havait dhe Alaskës ku qendrat e votimit mbyllen një orë më vonë.

Kjo nuk është vetëm një garë mes Donald Trump dhe Kamala Harris. Shtete të ndryshme po votojnë gjithashtu për çështje të tjera si të drejtat e abortit, anëtarët e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, marijuanën rekreative ose mjekësore, si dhe referendumet për votimin dhe zgjedhjet. Trump është kthyer në Florida, ku do të hedhë votën e tij pas pak. Harris po planifikon të marrë pjesë në një festë natën e zgjedhjeve në Universitetin Howard, Alma Mater e saj.

zgjedhjet ne shba

Sondazh

Poll