Aktualitet

EMRAT/ “Plumbi i artë”, SPAK kërkon 27 vite burg për 3 persona

Pjesë e këtij grupi janë edhe Nuredin Dumani, Henrik Hoxha, Skerdi Tase, Enver Diva, Besjan Xhixho etj.

5 Nëntor 2024, 15:19 Nga M.B
EMRAT/ “Plumbi i artë”, SPAK kërkon 27 vite burg
Foto ilustruese

TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për tre nga anëtarët e grupit kriminal, pjesë e dosjes “Plumbi i Artë”, që u gjykuan me procedurë të shkurtuar. Bëhet me dije se për Ilirjan Feçin dhe Agim Gjini, SPAK kërkoi nga 10 vite burg, ndërsa për Elvis Koçin kërkoi 7 vite. Pjesë e këtij grupi janë edhe Nuredin Dumani, Henrik Hoxha, Skerdi Tase, Enver Diva, Besjan Xhixho etj.

Gjithashtu mësohet se në seancën e radhës, do të bëhet mbrojtja e të pandehurve si dhe do të shpallet vendimi. Ndërkohë, për pjesën tjetër të grupit, vijon gjykimi i zakonshëm për shkak se akuzohen për vepra më të rënda penale.

Operacioni “Plumbi i Artë” u zhvillua në mars të 2022. Nuredin Dumani, Henrik Hoxha, Skerdi Tase dhe së fundmi Erion Alibej fituan statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, ku përmes dëshmive të tyre, zbardhën disa krime.

spak

Sondazh

Poll