Aktualitet

Trafikuan drogë me vlerë 5 mln euro për 6 muaj! Goditet organizata shqiptare e drogës në Itali, pesë persona përfundojnë në burg, aktiviteti kriminal i shtrirë në disa shtete

Hetimet po ashtu zbuluan lidhje mes të dyshuarve dhe organizatave të tjera kriminale shqiptare në Belgjikë, Holandë dhe Amerikën e Jugut, që importonin sasi të konsiderueshme droge dhe i shpërndain në provincat e Milanos dhe Modenës.

5 Nëntor 2024, 13:42 Nga r.ll
Trafikuan drogë me vlerë 5 mln euro për 6 muaj! Goditet
foto ilustruese

ITALI- Policia italiane me urdhër të Prokurorisë Publike të Milanos ka çmontuar një rrjet të trafikut të drogës mes Italisë dhe Shqipërisë. Si rezultat, pesë persona kanë përfunduar në burg, dy në arrest shtëpie dhe një tjetri i është caktuar masa detyrim paraqitje.

Grupi kriminal shqiptar, aktivitetin e tij e kishte të shtrirë në zonat e Korsikos (Milano) dhe Sassuolo (Modena), ndërsa po zhvillohen kërkime edhe në provincat e Milanos, Pavia, Monza dhe Modena. 

Sipas mediave italiane, rrjeti kriminal duke përdorur pajisje të sofistikuara mesazhesh të koduara dhe duke shfrytëzuar kontakte të drejtpërdrejta me klanet shqiptare, kishte trafikuar për 6 muaj lëndë narkotike me vlerë mbi 5 milionë euro.

Hetimet po ashtu zbuluan lidhje mes të dyshuarve dhe organizatave të tjera kriminale shqiptare në Belgjikë, Holandë dhe Amerikën e Jugut, që importonin sasi të konsiderueshme droge dhe i shpërndain në provincat e Milanos dhe Modenës. Të ardhurat e fituara nga trafiku i drogës pastrohenin në shtete të ndryshme.

Identifikimi i anëtarëve të këtij grupi narkotrafikantësh shqiptarë u zbulua pas bisedave të kriptuara në aparate celulare të sofistikuara e të teknologjisë së fundit e me ndihmën e ekspertëve të Europol dhe Eurojust.

 

prokuroria e milanos grupi trafikant shqiptar ne itali

Sondazh

Poll