Aktualitet

Atentati në Shkodër/ Ndërron jetë në spital 67-vjeçari Bashkim Basha, shkon në 4 numri i viktimave

Njoftohet se 67-vjeçari ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Shkodrës. 

3 Nëntor 2024, 09:24 Nga M.B
Atentati në Shkodër/ Ndërron jetë në spital
Bashkim dhe Flutura Basha

SHKODRA- 67-vjeçari Bashkim Basha ka ndërruar jetë në spital disa ditë pasi u plagos rëndë kur motomjeti me të cilin ai qarkullonte u përplas nga makina e Hamza Licit, ndaj të cilit u qëllua me armë zjarri në Dobraç të Shkodrës. Ditën e atentatit humbi jetën dhe bashkëshorja e tij Flutura Basha. Ndërkohë, njoftohet se 67-vjeçari ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Me ndarjen nga jeta të Bashkim Bashës, rëndohet dhe bilanci i jetëve të humbura si pasojë e atentati të ndodhur në Dobraç, duke e çuar numrin në 4.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion shtesë.

Në vijim të informacionit të dhënë më 30.10.2024, për ngjarjen e ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, ju informojmë se ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër edhe shtetasi B.B., 67 vjeç, drejtuesi i motomjetit që u përplas nga automjeti i shtetasve H. L dhe A. B, të cilët humbën jetën si pasojë e plagëve nga të shtënat me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

Grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon intensivisht hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

Atentati i 30 tetorit në Dobraç të Shkodrës

Ngjarja ndodhi pasditen e 30 tetorit në Dobraç të Shkodrës, ku në rrugën kryesore që lidh qytetin me Malësinë e Madhe, të paktën një automjet i ka prerë rrugën një “Mercedes”-i duke qëllua me breshëri kallashnikovi mbi të. Viktimat janë Hamza Lici që vdiq në vendin e ngjarjes, Arlind Bushati i cili nërroi jetë në spital, Flutura Basha e cila ishte një kalimtare e rastit në atë rrugë në një motor, teksa sot ka ndërruar jetë në spital dhe bashkëshorti i saj Bashkim Basha.

Në makinën e viktimava shofer ka qenë Hamza Lici dhe pasagjer Arlind Bushati. Lici ka humbur kontrollin e makinës duke marrë para dhe motorin në të cilin ndodhej çifti Basha.

bashkim dhe flutura basha

Sondazh

Poll