3 Nëntor 2024, 11:07
Nga ZH.LL
Pamje nga një vendvotim në Moldavi
MOLDAVI- Moldavianët votojnë të dielën në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, duke zgjedhur mes presidentes aktuale pro-evropiane dhe një kandidati miqësor me Rusinë. Presidentja aktuale, Maia Sandu e ka fituar rundin e parë të zgjedhjeve, më 20 tetor, me 42 për qind të votave, ndërsa kundërkandidati i saj Alexandr Stoianoglo, ish-Prokuror i Përgjithshëm, ka siguruar 26 për qind të votave. Ai gëzon mbështetjen e Partisë Socialiste të Moldavisë, parti pro-ruse.
Qendrat e votimit janë hapur prej orës 7:00 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 21:00. Rezultatet preliminare pritet të publikohen rreth orës 22:00, ndërsa përditësimet tjera pas mesnatës. Këto votime do të mbahen teksa rriten akuzat për ndërhyrje ruse, si në garën presidenciale, ashtu edhe për referendumin për integrimin potencial të Moldavisë në Bashkimin Evropian – rrugëtim që Sandu e mbështet fort.
Bindjet pro-Bashkimit Evropian kanë dalë të parat në referendum, ndonëse rezultati ka qenë i ngushtë, me 50.38 për qind e votave pro. Mirëpo, Sandu është deklaruar shpejt, duke thënë se “grupet kriminale, bashkë me forcat e huaja”, kanë tentuar të blejnë “300.000 vota”, duke e bërë rezultatin përfundimtar shumë të ngjashëm me parashikimet para votimeve.
Në sondazhe është thënë se Sandu do të fitojë lehtësisht zgjedhjet presidenciale, mirëpo kundërkandidati socialist, Stoianoglo, ka befasuar me një rezultat më të mirë sesa është pritur, dhe duke detyruar mbajtjen e balotazhit. Stoianoglo mund të sigurojë mbështetje shtesë në rundin e dytë nga nacionalistët dhe grupet tjera pro-Rusisë.
Moldavia i ka 3.02 milionë votues të regjistruar, përfshirë ata të diasporës. Votuesit në Perëndim është thënë të kenë ndihmuar që në referendum të fitojë qasja pro-Bashkimit Evropian. Ndonëse pozita e presidentit është goxha ceremoniale në Moldavia, personat që janë në krye të shtetit kanë ndikim të konsiderueshëm politik.
Një president mund të shërbejë në këtë vend për dy mandate radhazi. Sandu, 52-vjeçare, është e diplomuar nga universitetin amerikan Harvard dhe ish-punonjëse e Bankës Botërore. Ajo është bërë gruaja e parë presidente e Moldavisë, më 2020, me zotimet për ta drejtuar vendin kah blloku evropian dhe për të luftuar korrupsionin. Mirëpo, mbështetja për të mund të jetë lëkundur gjatë mandatit të parë, pasi ekonomia është goditur ashpër nga pandemia e koronavirusit, si dhe janë rritur tensionet me Rusinë.
Stoianoglo, 57-vjeçar nga Gaguzia – rajon autonom i Moldavisë me sentiment pro-rus – ka qenë Prokuror i Përgjithshëm i Moldavisë në periudhën 2019-2021. Ai ka bërë fushatë me fokus në sundim të ligjit, ndonëse kritikët kanë thënë se ai ka dështuar që të merret me korrupsion të nivelit të lartë sa ka qenë prokuror. Stoianoglo pretendon se nuk ka lidhje politike, dhe hedh poshtë akuzat se është “njeri i Moskës”./ REL
moldavia zgjedhjet presidenciale nderhyrje ruse
Bota
3 Nëntor 2024, 09:42
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Administrata amerikane e ka paralajmëruar Teheranin ditëve të fundit se nuk do të mund të ndalë Izraeli...
Bota
3 Nëntor 2024, 09:05
M.B
Foto nga përmbytjet
SPANJA- Numri i viktimave nga përmbytjet në Valencia të Spanjës dhe qytetet rreth saj ka shkuar në 2...
Bota
3 Nëntor 2024, 07:23
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Shqipëria, që prej rënies së regjimit komunist, e ka renditur veten si një nga aleatet më besnike ...
Bota
3 Nëntor 2024, 07:20
M.B
Donald Trump dhe Kamala Harris
SHBA- Amerikanët do të zgjedhin të martën Presidentin e ri. Trump synon të kthehet në Shtë...
Bota
2 Nëntor 2024, 22:55
I.A
SPANJË- Përmbytjet më vdekjeprurëse në historinë moderne të Spanjës kanë shkaktuar vdekjen e të paktën ...
Bota
2 Nëntor 2024, 22:48
I.A
Robert Shonov
RUSI- Një gjykatë në lindjen e largët të Rusisë tha të premten se kishte dënuar zotin Robert Shonov, ...
Bota
2 Nëntor 2024, 22:42
I.A
ANGLI- Sipas studiuesve, sistemet e navigimit të mijëra avionëve të pasagjerëve po bllokohen çdo ditë gjatë fluturim...
Bota
2 Nëntor 2024, 22:30
I.A
Donald Trump
SHBA- Kur Donald Trump humbi nga Joe Biden në vitin 2020, dukej se ishte vdekja e karrierës së tij politike. Mandati i tij i pa...
Bota
2 Nëntor 2024, 22:23
I.A
SHBA- Në pak më shumë se nëntë vite, ish-presidenti dhe ndoshta presidenti i ardhshëm Donald Trump ka reformuar Partinë Rep...
Bota
2 Nëntor 2024, 22:06
I.A
Shperthimi
Një shpërthim ka ndodhur sonte një biznes të automjeteve me qira në sheshin “Edit Durham” në Prishtin&...