2 Nëntor 2024, 12:08
Nga E. D
fotot ilustruese
IZRAEL- Raketat e nisura nga Libani kanë plagosur 11 persona në qendër të Izraelit, të shtunën, kanë thënë shërbimet e emergjencës. Luftimet mes forcave izraelite dhe grupit libanez Hezbollah, janë përshkallëzuar prej shtatorit, dhe shpresat për një armëpushim të shtyrë përpara nga Shtetet e Bashkuara, veçse janë zbehur.
Hezbollahu, grup militant dhe parti politike që kontrollon pjesën më të madhe në jug të Libanit, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, derisa Bashkimi Evropian e ka në listë të zezë vetëm krahun e armatosur, por jo partinë, e cila ka ulëse në Parlamentin e Libanit.
“Kemi dalë jashtë dhe pamë pluhur, fëmijë duke bërtitur, gra duke bërtitur dhe të gjithë jemi nisur te shtëpia e goditur”, ka thënë Qasim Mohab, banorë i Tiras, ku është hedhur raketa.
“Ne arritëm t’i evakuojmë personat që ishin brenda shtëpisë dhe falë Zotit, jemi bekuar sepse asnjëri nuk është vrarë”.
Në kohën e goditjeve nga raketat, Hezbollahu ka thënë se e ka shënjestruar një bazë ushtarake në paralagjet e Tel Avivit.
Shërbimet ambulantore të Izraelit kanë thënë se 11 persona janë goditur nga predhat.
Sirenat ajrore janë dëgjuar në veri të Izraelit teksa janë kryer sulmet prej Libanit, ka thënë ushtria izraelite.
Të premten, autoriteet shëndetësore të Libanit kanë thënë se 52 persona janë vrarë në sulmet izraelite në dhjetëra qyteza të rajonit Baalbek.
Ushtria izraelite ka thënë të shtunën se ka vrarë dy komandantë të Hezbollahut në rajonin e Tiras, të premten. Hezbollahu nuk i ka komentuar këto deklarata.
Hezbollahu, i mbështetur nga Irani, ka nisur të sulmojë Izraelin, si shenjë mbështetjeje për aleatin palestinez Hamasin – po ashtu të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Më 7 tetor të vitit të kaluar, Hamasi ka kryer sulm në jug të Izraelit, duke vrarë mbi 1.200 njerëz dhe duke marrë peng rreth 240 të tjerë.
Izraeli, më pas, ka nisur luftën në Gazë, me qëllim të shkatërrimit të grupit.
Si pasojë e fushatës izraelite në Gazë janë vrarë më shumë se 43.000 njerëz, shumica gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze. Prej ofensivës së nisur nga Izraeli në Liban, në fillim të tetorit, janë vrarë të paktën 2.890 njerëz, sipas autoriteteve libaneze./REL
lufta ne lindjen e mesme
Bota
2 Nëntor 2024, 10:15
r.ll
pasojat e permbytjeve
SPANJË- Rreth 500 ushtarë shtesë do të angazhohen në rajonin e Valencias, teksa banorët kritikojnë...
Bota
2 Nëntor 2024, 09:32
r.ll
Scholz, Habeck dhe Lindner
GJERMANI- Sipas sondazhit të ARD-Deutschlandtrend, gjermanët janë të pakënaqur me qeverin&eum...
Bota
2 Nëntor 2024, 08:59
r.ll
ali ahmeti
SHKUP- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duhet ta mbajë fjalën për zgjedhje të parakohshme...
Bota
2 Nëntor 2024, 08:07
r.ll
foto ilustruese
LIBAN- Kryeministri i Libanit akuzoi Izraelin të premten se ka refuzuar çdo armëpushim me He...
Bota
2 Nëntor 2024, 07:52
r.ll
operacione e kerkimit
SERBI- Dita e sotme është shpallur ditë zie për Serbinë pas tragjedisë së djeshme ku humbën ...
Bota
2 Nëntor 2024, 07:35
r.ll
SHBA- Ditën e djeshme dy kandidatët për president, demokratja Kamala Harris dhe republikani Donald Trump shpalosën planet e tyre për ek...
Bota
1 Nëntor 2024, 22:28
E. D
foto emisioni
KROACI- Një Analist kroat ka bërë thirrje publike për vrasjen e presidentit serb Aleksandër Vuçiç. K&e...
Bota
1 Nëntor 2024, 21:53
E. D
fotot ilustruese
RUSUI- Një 22-vjeçar rus, që ishte dënuar me 12 vjet burgim nën akuza për spiunazh dhe “lehtësi...
Bota
1 Nëntor 2024, 21:49
E. D
fotot ilustruese
GAZA- Ushtria izraelite njoftoi se kishte vrarë një operativ të Hamasit, Izz al-Din Kassab, të cilin e përshkroi ...
Bota
1 Nëntor 2024, 21:31
r.ll
erdogan
TURQI- President i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e ka paditur liderin kryesor të opozitës dhe kryetarin e Stambollit për dekla...