Bota

Ushtria izraelite vret një zyrtar të lartë të Hamasit në Gaza

Organizata palestineze konfirmoi vdekjen e al-Qassab, duke theksuar se ai u vra së bashku me një zyrtar tjetër të Hamasit, Ayman Ayies, nga një sulm izraelit në makinën e tyre.

1 Nëntor 2024, 21:49 Nga E. D
Ushtria izraelite vret një zyrtar të lartë të Hamasit
fotot ilustruese

GAZA- Ushtria izraelite njoftoi se kishte vrarë një operativ të Hamasit, Izz al-Din Kassab, të cilin e përshkroi si një nga anëtarët e fundit të rangut të lartë të grupit palestinez, i cili ishte përgjegjës për koordinimin me grupet e tjera në Rripin e Gazës.

Izz al-Din Kassab u vra nga një sulm ajror në Khan Yunis. Organizata palestineze konfirmoi vdekjen e al-Qassab, duke theksuar se ai u vra së bashku me një zyrtar tjetër të Hamasit, Ayman Ayies, nga një sulm izraelit në makinën e tyre.

Burime pranë Hamasit  thanë për Reuters se Kassab ishte një zyrtar lokal në Gaza, por jo anëtar i zyrës politike vendimmarrëse të organizatës.

izz al-din kassab lufta ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll