31 Tetor 2024, 22:11
Nga E. D
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala u shpreh se konflikti mes grupeve Lici dhe Bajri është i hershëm dhe se institucionet kanë mbyllur sytë përpara këtyre ngjarjeve të rënda. Lala e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, tha se pjestarët e grupit Bajri bënin atentate në të gjithë Shqipërinë dhe dinin gjithçka. Lala gjithashtu tha se Arlind Bushati vajti më 11 tetor te policia dhe tha se kanë tentuar ta vrasin.
“Historiku i përplasjes së Licëve dhe Bajrave nuk ka nisur sot. Që ka bashkëpunim qeveri-krim kjo dihet. Arlind Bushati vajti më 11 tetor te policia dhe tha se kanë tentuar ta vrasin. Fati i keq deshi që ta vrisnin dje. Thjesht këtu të gjitha institucionet kanë mbyllur sytë. Përse nuk është reaguar, kush prokuror e ka patur çështjen? Nëse ka gabuar prokurori i SPAK-ut, duhet hetuar. Kur ndodhi historia e vëllezërve Prendi policia nuk guxonte të jepte njoftim.
Në Dobraç dhe në Nikël je si në Meksikë. Nuk hyn dot. Duhet të japësh emër, mbiemër, ku po shkon. Këtu është dështim i shtetit. Kur shkova për herë të parë për të intervistuar Muhamet Licin, ajo që vura re ishin muret 6 metra të lartë. Unë vëzhgohesha që kur hyra. Ata kishin 7 palë sy, unë një palë sy. Krimi e ka vënë poshtë shtetin.
Ngjarja e djeshme ka qenë me mllef. Është përdorur një automjet “Range Rover” që tregon aftësinë financiare të krimit të organizuar. Ka informacione që shpërndahen nga punonjës të policisë. Pjestarët e grupit Bajri bënin atentate në të gjithë Shqipërinë dhe dinin gjithçka. Ka patur gjobëvënie ndaj bizneseve. Muhamet Lici u vinte gjoba tregtarëve në Shkodër dhe kush nuk paguante i digjej prona. Pastaj bënin trafik armësh,” tha Lala.
klodiana lala
Aktualitet
31 Tetor 2024, 22:01
M.B
Klodiana Lala
TIRANA- Gazetarja Klodiana Lala, ka dhënë detaje të reja nga masakra që ndodhi në Shkodër, me tre të ...
Aktualitet
31 Tetor 2024, 21:04
M.B
Foto ilustruese
ELBASAN- Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e sotme në rrugën Elbasan-Peqin, ku si pasojë e përplasjes...
Aktualitet
31 Tetor 2024, 20:08
r.ll
kuvendi i maqedonise se veriut
SHKUP- “Po Evropës, jo Rusisë”, “Pa përkatësi etnike, nuk ka Marrëveshje të ...
Aktualitet
31 Tetor 2024, 20:02
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi sot të dhëna të detajuara për rezultatet përfundimtare t&e...
Aktualitet
31 Tetor 2024, 19:34
r.ll
bashkim dhe flutura basha
SHKODËR- Opinioni publik në mbarë vendin është tronditur mbrëmjen e djeshme nga atentati me 3 vikti...
Aktualitet
31 Tetor 2024, 19:08
E. D
foto ilustruese
ITALI- Një 30 vjeçare shqiptare është arrestuar së bashku me vëllain dhe partnerin e saj në itali...
Aktualitet
31 Tetor 2024, 19:13
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Të dhënat e detajuara të Cens 2023 që u publikuan sot tregojnë se Bashkinë e Tiranës ...
Aktualitet
31 Tetor 2024, 18:56
r.ll
foto ilustruese
EUROPË- Aleatët evropianë të Shteteve të Bashkuara po përgatiten për një Amerikë që ë...
Aktualitet
31 Tetor 2024, 18:39
r.ll
richard record
TIRANË- Në raportin e saj të fundit për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, Banka Botërore parashikon...
Aktualitet
31 Tetor 2024, 18:23
r.ll
protesta e pensionisteve
TIRANË- Disa dhjetëra pensionistë dolën në një protestë të rrallë mesditën e s&e...