30 Tetor 2024, 14:25
Nga ZH.LL
Mërgim Lushtaku
KOSOVË- Propozimi i deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, që të lejohet importimi i veturave më të vjetra se 10 vjet nuk mori mbështetjen e deputetëve të pushtetit në seancën e sotme të Kuvendit. 52 deputetë votuan kundër, nëntë votuan për dhe pesë abstenuan për ndryshim/plotësimin e projektligjit për automjetet.
Në fjalën e tij, Lushtaku ka thënë se jo të gjitha familjet kanë mundësi të blejnë vetura të reja dhe me këtë ndryshim të ligjit synohet t’i ndihmohet ekonomive familjare me të ardhura të ulëta ose të mesme. Për ruajtjen e ambientit, deputeti i PDK-së bëri të ditur se në propozim ka ndryshuar standardin nga Euro 4 në Euro 5.
Propozimin e Lushtakut e quajti “joprofesional” deputetja e pushtetit, Fitore Pacolli. Ajo ka thënë se Ministria e Mjedisit është duke punuar për ndryshimet në Ligjin për automjetet dhe i propozoi deputetëve të votojnë kundër propozimit të Lushtakut dhe të presin “ndryshimet profesionale” të Ligjit nga Ministria.
Sipas Ligjit për automjetet, në Kosovë nuk mund të regjistrohen veturat e importuara që janë më të vjetra se 10 vjet.
kosova kuvendi i kosoves mergim lushtaku
Bota
30 Tetor 2024, 13:55
M.B
Foto nga takimi
KOSOVA- Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha të mërkurën se bisedoi me të dërguarin...
Bota
30 Tetor 2024, 12:57
M.B
Naim Qassem
LINDJE E MESME- Grupi i armatosur libanez, Hezbollah, e emëroi më 28 tetor Naim Qassemin si sekretar të Përgjithshëm,...
Bota
30 Tetor 2024, 12:28
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Shtetet e Bashkuara janë “thellësisht të shqetësuara” nga një legjislacion që e miratoi Par...
Bota
30 Tetor 2024, 12:26
M.B
Foto ilustruese
GJEORGJIA- Prokurorët gjeorgjianë e kanë thirrur presidenten e vendit, Salome Zurabishvili, për të dëshmuar, ...
Bota
30 Tetor 2024, 12:23
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
SPANJA- Të paktën 51 njerëz kanë vdekur nga përmbytjet si pasojë e shirave të rrëmbyeshme...
Bota
30 Tetor 2024, 09:54
M.B
Foto ilustruese
BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka thënë të mërkurën se Serbia i ka shkelur detyrimet e saj nga dialogu i Brukselit, du...
Bota
30 Tetor 2024, 09:11
M.B
Foto ilustruese
GJEORGJIA- Procesi i pranimit të Gjeorgjisënuk ka gjasa të ecë përpara edhe ca kohë. Zëdhë...
Bota
30 Tetor 2024, 09:07
M.B
Donald Trump dhe Kamala Harris
SHBA- Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, e kritikoi ish-presidentin Donald Trump si njeri të paqëndrues...
Bota
30 Tetor 2024, 08:19
M.B
Foto ilustruese
RUSIA- Pentagoni tha të martën vonë se një “numër i vogël” i trupave koreanoveriore janë d&e...
Bota
30 Tetor 2024, 07:43
M.B
Foto ilustruese
UKRAINA- Raportet e vazhdueshme të inteligjencës, që tregonin se mijëra trupa të Koresë së Veriut jan&eu...