30 Tetor 2024, 12:28
Nga M.B
Foto ilustruese
SHBA- Shtetet e Bashkuara janë “thellësisht të shqetësuara” nga një legjislacion që e miratoi Parlamenti i Izraelit për ta ndaluar, agjencinë kryesore të OKB-së, UNRWA, që u sjell ndihma palestinezëve në Rripin e Gazës dhe në pjesë të tjera të Lindjes së Mesme, përfshirë Izraelin.
Duke reaguar ndaj vendimit që e ndalon punën e UNRWA-së në Izrael dhe çdo kontakt mes autoriteteve izraelite dhe këtij grupi të OKB-së, zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, tha se Uashingtoni i ka bërë të qarta shqetësimet e veta dhe se e kundërshton këtë legjislacion.
“Ne jemi thellësisht të shqetësuar nga ky legjislacion. Ai mund ta ndalë punën e UNRWA-së në Bregun Perëndimor, në Gazë dhe në Jerusalemin lindor”, tha ai më 29 tetor.
“Kjo përbën rrezik për miliona palestinezë, të cilët varen nga UNRWA-ja për shërbime thelbësore, përfshirë kujdesin shëndetësor dhe arsimim fillor dhe të mesëm”, tha Miller.
Ai theksoi se UNRWA-ja luan rol vendimtar në ofrimin e shërbimeve për palestinezët. Ky legjislacion u aprovua nga Parlamenti i Izraelit më 28 tetor dhe do të hyjë në fuqi brenda 90 ditësh. Palestinezët në Rripin e Gazës janë goditur rëndë nga shpërthimi i luftës me Izraelit dhe Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Lufta u shkaktua kur luftëtarët e Hamasit u futën në jug të Izraelit më 7 tetor 2023 dhe i vranë rreth 1.200 njerëz, si dhe i rrëmbyen afër 250 të tjerë. Hakmarrja e Izraeli e ka shkatërruar Gazën, si dhe i ka vrarë mbi 43.000 njerëz, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila udhëhiqet nga Hamasi. UNRWA-ja ka paralajmëruar disa herë se Gaza është buzë krizës humanitare për shkak të luftës.
Ligjvënësit izraelitë që e miratuan ligjin për ndalimin e UNRWA-së, thanë se disa punëtorë të kësaj agjencie ishin përfshirë në sulmin e 7 tetorit kundër Izraelit. OKB-ja tha në gusht se nëntë pjesëtarë të stafit të UNRWA-së u shkarkuan për shkak se dyshohet se mund të jenë përfshirë në sulmin e 7 tetorit. Legjislacioni ka gjasë ta bëjë të pamundur punën e agjencisë në Gazë dhe në Bregun Perëndimor, i cili është i uzurpuar nga Izraeli./ REL
okb shba izraeli
Bota
30 Tetor 2024, 12:26
M.B
Foto ilustruese
GJEORGJIA- Prokurorët gjeorgjianë e kanë thirrur presidenten e vendit, Salome Zurabishvili, për të dëshmuar, ...
Bota
30 Tetor 2024, 12:23
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
SPANJA- Të paktën 51 njerëz kanë vdekur nga përmbytjet si pasojë e shirave të rrëmbyeshme...
Bota
30 Tetor 2024, 09:54
M.B
Foto ilustruese
BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka thënë të mërkurën se Serbia i ka shkelur detyrimet e saj nga dialogu i Brukselit, du...
Bota
30 Tetor 2024, 09:11
M.B
Foto ilustruese
GJEORGJIA- Procesi i pranimit të Gjeorgjisënuk ka gjasa të ecë përpara edhe ca kohë. Zëdhë...
Bota
30 Tetor 2024, 09:07
M.B
Donald Trump dhe Kamala Harris
SHBA- Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, e kritikoi ish-presidentin Donald Trump si njeri të paqëndrues...
Bota
30 Tetor 2024, 08:19
M.B
Foto ilustruese
RUSIA- Pentagoni tha të martën vonë se një “numër i vogël” i trupave koreanoveriore janë d&e...
Bota
30 Tetor 2024, 07:43
M.B
Foto ilustruese
UKRAINA- Raportet e vazhdueshme të inteligjencës, që tregonin se mijëra trupa të Koresë së Veriut jan&eu...
Bota
30 Tetor 2024, 07:40
M.B
Foto ilustruese
BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka vendosur të rrisë tarifat deri në 45.3% për automjetet elektrike të prodhuara në...
Bota
30 Tetor 2024, 07:25
M.B
Çifti
SHBA- Personi i dënuar me 30 vjet në një burg federal për sulmin me çekiç ndaj bashkëshortit t&eum...
Bota
29 Tetor 2024, 22:52
E. D
fotot ilustruese
SHBA- Anëtarët e familjes së ish Presidentit Donald Trump dhe zyrtarë të administratës së Presidentit B...