Aktualitet

Aksident i rëndë në Bulqizë/ Shoferi përplaset me murin ndarës, niset me urgjencë drejt Traumës

Mësohet se një makinë tip “Benz” u përplas me kolonën e mbikalimit që lidh Lagjen e Vjetër me Lagjen e Re të qytetit të Bulqizës.

29 Tetor 2024, 18:23 Nga E. D
Aksident i rëndë në Bulqizë/ Shoferi përplaset me murin
pamje nga aksidenti

BULQIZË- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Qafë e Buallit-Vajkal”. Mësohet se një makinë tip “Benz” u përplas me kolonën e mbikalimit që lidh Lagjen e Vjetër me Lagjen e Re të qytetit të Bulqizës. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit. 

Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar menjëherë policia dhe ambulanca dhe kanë dërguar të plagosurin në spitalin e Bulqizës, ku iu dha ndihma e parë, për ta dërguar më pas drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet.

aksident ne bulqize

Sondazh

Poll