Aktualitet

Mosbindja civile e opozitës/ Protestuesi në Milot: Në '90 thonim ta bëjmë Shqipërinë si Evropa, sot themi ta bëjmë si Kosova që ka lindur dje

Një nga qytetarët ka thënë për mediat se kërkojnë qeveri teknike dhe lirimin e kreu të PD-së, Sali Berishën.

29 Tetor 2024, 18:06 Nga r.ll
Mosbindja civile e opozitës/ Protestuesi në Milot: Në '90
protestuesi

MILOT- Vijon mosbindja civile në gjashtë akset rrugore të vendit. Në rrethrrotullimin e Milotit qytetarët kanë bllokuar qarkullimin prej rreth një orë. 

Një nga qytetarët ka thënë për mediat se kërkojnë qeveri teknike dhe lirimin e kreu të PD-së, Sali Berishën. Ai tha se në vitet '90 kërkonin që Shqipëria të bëhej si Europa, ndërsa sot kërkojnë të bëhet si vendet e rajonit. 

"Jetën e japim, Berishën nuk e japim. Duam qeveri teknike. Me Edi Ramë nuk zgjedhje të lira. Lironi Berishën nga burgu. Kjo qeveri është kundra halleve tona. Në 90 thonim ta bëjmë Shqipërinë Evropa, sot themi ta bëjmë Shqipërinë si Maqedonia, si Mali i Zi, si Kosova si ka lind dje. Na kan ik kalamajt. Edi Ramn e ka bërë Shqipërinë vend internimi.", tha qytetari. 

protesta e opozites 29 tetor 2024 rrethrrotullimi i milotit

Sondazh

Poll