Bota

Bislimi takon zyrtaren e BE-së, thekson nevojën për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Gjatë takimit, Bislimi dhe zyrtarja nga Bashkimi Evropian, kanë biseduar rreth aktualitetit dhe zhvillimeve në vend e rajon, përfshirë rrugëtimin e Kosovës në procesin e integrimit evropian.

28 Tetor 2024, 15:27 Nga N.F
Bislimi takon zyrtaren e BE-së, thekson nevojën për heqjen e
Takimi

KOSOVË- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur në takim Kryesuesen e Divizionit për Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Juglindore në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), Zuzana Michalcova Shutiakova. Gjatë takimit, Bislimi dhe zyrtarja nga Bashkimi Evropian, kanë biseduar rreth aktualitetit dhe zhvillimeve në vend e rajon, përfshirë rrugëtimin e Kosovës në procesin e integrimit evropian.


“Përgjatë bashkëbisedimit, zëvendëskryeministri trajtoi dhe progresin që ka njohur vendi edhe në rrafshin ekonomik, ku tashmë i kemi rreth 75.000 vende më shumë të punës, të fokusuar tek punësimi i grave dhe të rinjve, e ku niveli i papunësisë është ulur nga 23.8% sa ishte para ardhjes sonë në qeverisje, në tash vetëm 10.8%”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjerash, Bislimi ka theksuar edhe nevojën për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës.

“Zëvendëskryeministri theksoi edhe nevojën për heqjen e masave të cilat vijojnë të jenë të padrejta e të qëndrojnë në fuqi edhe pas konstatimit të Përfaqësuesit të Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, në raportin e tij ku rekomandon heqjen e tyre”, thuhet më tej në njoftim.

bislimi be kosove

Sondazh

Poll