Bota

Von der Leyen takim me Kurtin: Të punojmë për të ardhmen evropiane të Kosovës

Me anë të një postimi në platformën 'X', Von der Leyen e ka falënderuar kryeministrin Kurti për pritjen që sot i bëri në Prishtinë dhe e uroi për arritjen dhe sukseset “mbresëlënëse” në ekonomi.

26 Tetor 2024, 13:31 Nga ZH.LL
Von der Leyen takim me Kurtin: Të punojmë për të ardhmen
Ursula Von der Leyen dhe Albin Kurti në Prishtinë

PRISHTINË- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka takuar gjatë vizitës së saj zyrtare në Prishtinë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Me anë të një postimi në platformën 'X', Von der Leyen e ka falënderuar kryeministrin Kurti për pritjen që sot i bëri në Prishtinë dhe e uroi për arritjen dhe sukseset “mbresëlënëse” në ekonomi.

“Jemi krenarë që ju mbështesim. Le të vazhdojmë të punojmë së bashku hap pas hapi për të ardhmen evropiane të Kosovës”, ka shkruar presidentja e KE-së.

Gjatë paradites, Von der Leyen u takua edhe me presidenten Vjosa Osmani, me të cilën mbajti konferencë për media. Ursula Von der Leyen është duke qëndruar në Ballkanin Perëndimor nga 23 tetori, së pari ajo vizitoi Shqipërinë ku u takua kryeministrin shqiptar Edi Rama, dhe mbajti një fjalim në ceremoninë e inaugurimit të kampusit të Kolegjit të Evropës në Tiranë.

 

prishtine ursula von der leyen albin kurti

Sondazh

Poll