Bota

Sulmi terrorist në Turqi, PKK merr përgjegjësinë për vrajsen e 5 personave në Ankara

Dy sulmues të armatosur një burrë dhe një grua kryen sulmin në selinë e Industrisë Turke të Hapësirës Ajrore (TUSAS) në Ankara të mërkurën. Përveç dy të vdekurve, 22 persona kanë mbetur të plagosur. 

25 Tetor 2024, 11:40 Nga N.F
Sulmi terrorist në Turqi, PKK merr përgjegjësinë për
Sulmi

TURQI- Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, PKK ka marrë sot përgjegjësinë për sulmin që ndodhi të mërkurën në kompaninë turke të mbrojtjes TUSAS që la pesë të vdekur. Dy sulmues të armatosur një burrë dhe një grua kryen sulmin në selinë e Industrisë Turke të Hapësirës Ajrore (TUSAS) në Ankara të mërkurën. Përveç dy të vdekurve, 22 persona kanë mbetur të plagosur. 


Nënkryetari turk, Cevdet Yilmaz tha se katër nga viktimat ishin punonjës të kompanisë dhe viktima e pestë ishte një shofer taksie. Sipas mediave turke, trupi i shoferit është vendosur në bagazhin e mjetit të tij para sulmit. Qeveria turke njoftoi se autorët e sulmit ishin Ali Örek, i njohur me pseudonimin "Rojger" dhe Mine Sevjin Alçiçek, të dy anëtarë të PKK.


Ministri turk i Brendshëm theksoi se janë të vendosur të neutralizojnë organizatën terroriste tradhtare që kërcënon unitetin, solidaritetin dhe paqen e vendit.  Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan e quajti sulmin ndaj TAI-t "të neveritshëm" përmes një postimi në X. Duke iu referuar sulmit terrorist kundër TUSAŞ, një prej kompanive qendrore të industrisë turke të mbrojtjes, ai vuri në dukje se është një sulm i urryer që synon mbijetesën e Turqia, në nismat e kombit për paqen dhe mbrojtjen, përfaqëson vizionin e një Turqie Plotësisht të Pavarur.

sulmi terrorist ne turqi pkk

Sondazh

Poll